×
  • Lajme
  • Lajme

    Adresimin e Covid-19 në legjislacion, Qeveria parasheh ta bëjë në fund të vitit të ardhshëm

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Fundi i vitit të ardhshëm është parashikuar të jetë koha kur Kuvendi do të mund të miratojë ndryshimet në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, të cilat do të adresojnë nevojat e dëshmuara nga pandemia e COVID-19. Madje një veprim që ende nuk është ndërmarrë lidhur me këtë proces, afati kohor i realizimit i është përshkruar në 6 muajt e parë të këtij viti.

    Bazuar në Koncept-dokumentin për sëmundje ngjitëse, i cili ka dalë në konsultim publik të hënën e kësaj jave dhe komentet për të do të priten vetëm deri të premten, miratimi i tij (koncept-dokumentit) do të bëhej në 3 muajt e parë të këtij viti. Finalizimi i Projektligjit për sëmundjet ngjitëse, në Qeveri është paraparë të bëhet në tre muajt e fundit të këtij viti, miratimi i tij në Qeveri në tre muajt e parë të vitit 2021 si dhe miratimi i tij në Kuvend tek në tre muajt e fundit të vitit 2021.

    Hartimi i një Ligji të veçantë për menaxhimin e COVID-19 ishte sugjerim i Gjykatës Kushtetuese. Ajo në vendimin e datës 31 mars, kishte shpallur antikushtetuese masat e Qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë dhe kishte konstatuar se Qeveria nuk mund të kufizojë asnjë të drejtë themelore të qytetarëve përmes vendimeve. Një gjë e tillë, sipas Kushtetueses, do të mund të bëhej vetëm nëse është e paraparë me një ligj të Kuvendit, raporton KOHA.

    Qeveria e edhe Ministria e Shëndetësisë kishin paralajmëruar që menaxhimin e COVID-19 do ta adresonin në Koncept-dokumentin për sëmundje ngjitëse dhe nuk kanë dhënë përkrahje për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, që është iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë. Tani kjo nismë ligjore është në procedurë të rregullt të shqyrtimit në Kuvend, pa përkrahjen e Qeverisë, e cila Projektligjin e ka konsideruar të panevojshëm. Partitë e pozitës në Kuvend nuk e kanë përkrahur që Projektligji të shqyrtohet në procedurë të përshpejtuar, prandaj për miratimin e tij duhen edhe rreth dy muaj.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline thotë se rritja prej 15% e rrymës do të jetë goditje e rëndë...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit...
    Lajme18 Mars 2025
    Agim Shahini nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, për FrontOnline shprehet se me rritjen e rrymës prej 15%, Kosova do të bëhet kampione...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Sot nga ora 09:00-12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj është organizuar të mbahet homazh pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se po planifikon një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Policia kundër trazirave në Serbi u kundërpërgjigj mbrëmë dhe filloi të rrahë disa studentë të Novi Sadit të cilët kanë bllokuar të...
    Kronika18 Mars 2025
    Po dalin detaje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi dje në afërsi të Qendrës Tregtare “Albi Mall”. Disa grabitës të...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa...
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.