×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott: S’e inkurajoj Kosovën që ta vendosë ambasadën në Jerusalem, duhet të mendohej më shumë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Kosova do të duhej të mendonte më shumë para se të vendoste që ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të Izraelit.

    “Për shkak të negociatave që janë ende duke vazhduar, mendoj se këshilla jonë do të ishte që të mendohej më shumë. Unë nuk do ta kisha inkurajuar Kosovën që ta vendosë ambasadën

    në Jerusalem ende, ky nuk është pozicioni ynë ndaj kësaj çështje”, ka thënë Abbott, njofton Klan Kosova.

    “Në fund të ditës njohja nga Izraeli është një gjë e mirë, është mirë që Izraeli ishte i gatshëm të bënte një gjë të tillë, është një mundësi e mirë për Kosovën që të ndërtojë marrëdhënie me një pjesë tjetër të botës dhe siç e kemi parë me festimet e javës së kaluar, mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për komunitetin hebre në Kosovë, dhe kjo është një vlerë e shtuar”.

    Ai është shprehur se për Mbretërinë e Bashkuar statusi i Jerusalemit varet nga negociatat mes Izraelit dhe autoriteteve palestineze të cilat janë duke u zhvilluar qe një kohë.

    “E kuptojmë që këto gjëra marrin kohë. Pritjet tona janë që për statusin e Jerusalemit duhet të pajtohen të dyja palët dhe do të prisnim që të bëhet kryeqytet për të dyja palët. Aktualisht, ambasada britaneze është e vendosur në Tel Aviv dhe nuk kemi në plan ta lëvizim”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.