×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazoviq paralajmëron nëse koalicioni i tij shkelë pikat për Kosovën dhe NATO-n

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Bartësi i listës “E bardha në të Zezë”, Dritan Abazovic në një intervistë për revistën javore në Serbi NIN ka thënë se është e pamundur të futet në kokat dhe zemrat e njerëzve dhe të ndryshohen ndjenjat e tyre kur është pyetur nëse njohja e Kosovës dhe NATO-ja do të bëhen çështje kontestuese në koalicionin e ri që mund të udhëheq qeverinë në Podgoricë.

    Abazovic ka thënë po ashtu se qeveria që përbëhet nga tri listat e opozitës fituese mund të bie nëse thyhet marrëveshja e përbashkët.

    “Unë pres nga ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes që të respektojnë marrëveshjen. Nëse hipotetikisht ajo nuk përmbushet, qeveria do të bie. Fund i diskutimit. Politikanët e përgjegjshëm i qëndrojnë prapa marrëveshjes. Me koston e krizës politike”, tha Abazovic për NIN.

    Duke folur ndër të tjera për disa çështje, siç janë ajo e Kosovës dhe NATO nëse do të bëhen tema të diskutimit, ai tha se “Është e pamundshme për të hyrë në kokat dhe zemrat e njerëzve, dhe të ndryshojmë atë që ata ndiejnë”. “Të mendosh ashtu është amatorizëm”, tha ai.

    “Por kjo nuk do të thotë që është e pamundshme për t’u pajtuar në parimet e formimit të një qeverie të re”, tha Abazovic, i cili dje nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me dy liderët tjerë opozitarë, Zdravko Krivokapic dhe Aleksa Becic.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    Opinione01 Qershor 2025
    Për më shumë se dy dekada, Kosova ka funksionuar pa një strategji të qëndrueshme për sektorin energjetik. Që nga viti 2000 deri...
    Artikull i Sponsoruar01 Qershor 2025
    Zbuloni magjinë e verës buzë ujit në një nga ambientet më të kërkuara të sezonit! Lakeside Hotel ju fton të festoni hapjen...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.