×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazoviç thotë se kanë arritur marrëveshje për kryetarin e kuvendit, Qeveria krijohet më vonë

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Bartësi i listës së koalicionit, “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, pas një takimi konsultativ me Kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, tha se kanë arritur marrëveshje që i pari i këtij institucioni do të zgjedhet më 23 shtator.

    “Ne arritëm të mposhtim mafien në kushte katastrofike dhe shpresoj që Kuvendi ta tregojë atë. Për shkak të coronavirusit, ne duhet të shpejtojmë procedurën e atyre që supozohet se përfaqësojnë Qeverinë dhe Kuvendin”, tha Abazoviq, raporton vijesti.me.Ai shtoi se asnjë pengesë nuk u ndie gjatë takimit konsultativ të përfaqësuesve të listave zgjedhore me status parlamentar, transmeton Telegrafi.

    “Ne tashmë kemi një propozim se kush do të ishte kryetari i Kuvendit dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem në konstituimin e saj. Sa i përket Qeverisë, do të duhet më shumë kohë për ta konstituuar, sepse ka më shumë detyrime. Kjo nuk do të ndodhë menjëherë”, pohoi ai.

    Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni “Odlučno za Crnu Goru! DPS – Milo Gjukanoviq” fitoi 30 vende, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë” dhjetë dhe koalicioni “Bardhë e Zi” katër vende.Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë secila nga tre deputetë si dhe dy SDP. Lista shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Jedonoglasno” do të kenë secili nga një përfaqësues.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.