×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: VV s’ka çu njerëz te Veseli, s’bëjmë koalicion me PDK-në

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi në DPT me Fidanin ka mohuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, se VV i ka dërgu njerëz për të lidhur koalicion.

    Derisa ai tha se momentalisht qeveria Kurti është e fokusuar në menaxhimin e pandemisë.

    “Jo, mendoj që qeveria Kurti është e fokusuar në menaxhimin e pandemisë. Sot ishte një ditë e rëndë, e kemi pas një vdekje të një nëne të re shtatzënë. Sinqerisht e gjithë energjia është e fokusuar që të jemi me qytetarin dhe në përkrahje të atyre që kanë nevojë.

    S’ka asnjë orkestrim politik që ta bëj tërheqjen e fokusit të qeverisë. Është një situatë e krijuar pas mocionit që ka qenë kulmi i një skenari që nga fitorja e VV-së, e që po del të jetë fytyra e vërtetë e kapjes së shtetit”, tha ai.

    Abazi tutje shtoi se këtu po qartësohet edhe fotografia e mungesës së forcave politike përveç VV-së, që s’mund ta rrëzojë vullnetin e qytetarit.

    “Po përdorim çdo mjet të mundshëm për ta mbajtur shtetin e Kapur. Kemi dy anë, VV-në me qytetarët dhe kemi ata që po bëjnë çdo gjë nëntokë dhe mbitokë që ky vullnet të mos jetë ai i 6 tetorit.

    Edhe kryeministri e ka thënë se është e përcaktuar që VV s’ka asnjë intencë për të bërë koalicion me PDK-në.

    Besimi se mund të ketë njerëz që mund të tentojnë për të diskutuar, mund të jenë opinionistë, gazetarë që ndoshta kanë dhënë ide për të dalur nga situata e krijuar. Po, absolutisht s’kemi çu njerëz tek Veseli. Po të ishte ashtu Kurti do të kishte një arsye të plotë. Nuk e di deri më sot që VV ka bërë diçka që s’është bërë publike”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.