×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: VV-ja caktoi deputetë që s’kanë lidhje në Komisionin hetimor për sektorin e energjisë

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar partinë në pushtet se në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, ka caktuar persona që nuk kanë pasur lidhje me këtë proces.

    Ai ka thënë se është anashkaluar nga kryetarja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

    “Kryesuesi i Komisionit, zotëri Hajdar Beqa, e tha që unë jam zëvendësuar nga seanca plenare, në fakt para konstituimit të Komisionin hetimor, kam dhënë dorëheqje dhe këtë e kam bërë për shkak të mospajtimit të formës së formimit të këtij Komisioni jashtëzakonisht të rëndësishëm. Diskutimi në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë çështje është bërë për caktimin e anëtarëve në Komision dhe në vazhdimësi të sabotimit të kërkesës time të shkurtit të vitit të kaluar, për formimin e Komisionin hetimor për shqyrtimin e privatizimit, jam anashkaluar nga ushtruesja e detyrës (Mimoza Kusari-Lila v.j.), duke e mbivendosur zotërinë Armend Muja si zëvendëkryesues të Komisionit hetimor. Qartazi janë vendosur njerëz në Komisionin hetimor që nuk kanë pasur lidhje me këtë proces”, ka theksuar Abazi.

    Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si është hartuar raporti i Komisionit.

    “Ky raport ka bërë një kamuflim, duke mos u lëshuar në përgjegjësinë institucionale, në dëmtimin e rëndë që iu ka bërë interesit publik nëpërmjet privatizimit, kur po i dëgjoj anëtarët e Komisionit duke iu referuar, aspektet përmbajtjesore të raportit janë konstatime gazetareske të debateve televizive. Me keqardhje e them që arsyeja pse unë kam dhënë dorëheqje është pikërisht që të mos jem pjesë një Komisioni i cili në fund vjen me një raport i cili realisht është një përmbledhje e informacioneve dhe interpretim i procesit nëpër të cilin ka kaluar sektori energjetik”, ka theksuar Abazi.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.