Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ish-anëtarët e Nismës nga Drenasi janë anëtarësuar në këtë parti.
Përmes një komunikate për media AAK njofton se këta të rinjë i ka pritur kryetari i partisë Ramush Haradinaj
“Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot një grup të rinjsh nga Tresteniku i Drenasit, të cilët u anëtarësuan në AAK, që deri tani ishin pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate”, thuhet në komunikatë.
Haradinaj ka thënë se AAK është bërë adresë e aderimeve të rinisë.