×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK në konak i thotë Lajçakut se SHBA duhet ta udhëheqë dialogun

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitave nëpër parti ka qëndruar edhe në AAK ku është pritur nga përfaqësuesit e kësaj partie në Qeveri.

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se partia e tij i ka prezantuar Lajçakut pozicionin për nbjë marrëveshjeve gjithëpërfshirëse që duhet të përfundojë me njohje reciproke.

    Në takimin me emisarin e europianëve, AAK ka thënë se ka pasë lëkundje të besimit në BE “për shkak të qëndrimeve ndryshe” brenda unionit duke theksuar se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë këmbëngulës që SHBA të udhëheqë dialogun.

    “Në takim me të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák, prezentuam përkushtimin e AAK-së për procesin e dialogut dhe qëndrimin e pandryshuar për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Roli aktiv i SHBA-së në dialog, për të cilin ka qenë i zëshëm dhe këmbëngulës në vazhdimësi kryetari Haradinaj, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, i zgjatur për një dekadë, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Për shkak të qëndrimeve të ndryshme përbrenda BE-së në lidhje me ndryshimin e territoreve, ka ndodhë një lëkundje e besimit”.

    “Megjithatë, Aleanca përshëndet angazhimin e BE-së në dialog, nën udhëheqje të SHBA-së. Në kuadër të takimit, ritheksuam, se BE para së gjithash, pas plotësimit të të gjitha kritereve, Kosovës t’i japë një vendim të shpejtë për heqjen e regjimit të vizave”.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.