×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    AAK-ja pret unifikim rreth dialogut, e pranojnë se ka mospajtime brenda koalicionit

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma së fundi ka shfaqur mospajtime ndërmjet partnerëve, e gjithë kjo për shkak të dialogut me Serbinë në të cilin nuk u përfshinë AAK e Nisma.

    Partia e Ramush Haradinajt ka kërkuar që të përfshihen në procesin e dialogut dhe se dialogu të mos jetë teknik, në të kundërtën do të largohen nga koalicioni.

    Lidhur me këtë në një intervistë për Front Online, ka folur nënkryetarja e kësaj partie, Albena Reshitaj.

    Ajo tha se është herët të flitet për “lëkundje” të koalicionit edhe pse herë pas herë mund të ketë  mospajtime.

    “Është herët të thuhet që ka lëkundje në mes të koalicionit, ju të gjithë e dini se koalicionet  qeveritare formohen në mes partive politike të ndryshmen dhe secila parti politike e ka ideologjinë e vet, i ka parimet e veta dhe normalisht herë pas herë edhe brenda koalicionit mund të ketë ndonjë mospajtim, e gjitha kjo gjithmonë është që të arrihet një marrëveshje, një bashkërendim”, tha Reshitaj për Front Online.

    Reshitaj tha se kritikat të cilat Haradinajt po i bën ndaj partnerit të koalicionit lidhur me dialogun janë pozitive dhe se presin që kryeministrit Hoti të reflekton.

    “Konsideroj se AAK-ja është duke dhënë kontribut konstruktiv dhe lideri Haradinaj me këtë kritikë që është duke ia bërë, që konsideroj se është pozitive partnerit të tij LDK-së, është gjithmonë në arsyen dhe interesin nacional. Ne si AAK nuk e përkrahim asnjë dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë, të gjithë e dinë për vite me radhë çfarë suksesi ka pasur dialogu teknik Kosovë- Serbi i udhëhequr nga BE-ja, gjithë kjo kritikë e liderit Haradinaj është kritikë pozitive e logjikshme, e arsyeshme dhe mendoj se LDK-ja do të duhet të reflekton në këtë drejtim”, tha tutje Rashitaj për Front Online.

    Ajo tha se delegacioni i Kosovës në procesin e dialogut duhet të jetë i unifikuar dhe se për shkak të marrëveshjes që kanë pasur me LDK-në e sheh të arsyeshme edhe përfshirjen e AAK-së në këtë proces.

    “Ne edhe vet si parti politike, njëra nga parimet e marrëveshjes që e kemi bërë me LDK-na ka qenë edhe dialogu dhe për këtë arsyeje mendojmë se në tavolinën e marrëveshjes do të duhet të jetë edhe përfaqësuesi i AAK-së. Personalisht konsideroj se përfaqësimi i unifikuar i të gjitha forcave politike në dialog me Serbinë vetëm sa do ta forcon kredibilitetin e kryeministrit Hoti, por edhe do ta forcon edhe kredibilitetin e të gjithë delegacionit në bisedime”, tha Reshitaj për Front Online.

    AAK-ja pa qëndrim për përfshirjen e PDK-së në Qeveri

    Mirëpo, AAK-ja sipas Reshitaj, akoma nuk ka një qëndrim lidhur me përfshirjen e PDK-së në qeverisje dhe procesin e dialogut.

    “Ne ende nuk e kemi caktuar takimin e radhës si kryesi e AAK-së në të cilën ne i diskutojmë të gjitha këto çështje nuk mund të them asgjë për momentin pasi që presim të bëjmë një takim të radhës të gjitha strukturat e AAK-së ku do të diskutohet për këto çështje”, tha ajo për Front Online.

    AAK: Mocioni i Vetëvendosjes paradoksal

    Nënkryetarja e AAK-së, Albena Reshitaj, foli edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ajo tha se ngritja e mocionit nga një parti e cila e kërkonte të kundërtën e asaj sa ishte vet në pushtet është paradoksale.

    “Gjithë spektri politik në Kosovë, mendoj se nuk është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje. Mendoj që është paradoksale të kërkohet mocion ndaj Qeverisë në periudhë pandemie pikërisht prej një partie politike e cila e kërkonte të kundërtën kur ishte vet në Qeveri, kjo dëshmon se pak flitet për ideologji dhe për parime partiake brenda këtij subjekti politik, por me këtë e kuptojmë se kemi të bëjmë me interesa partiake”, tha ajo për Front Online.

    Reshitaj: Çmimi për teste në laboratorë privat të jetë optimal

    Albena Reshitaj e cila është edhe Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, foli edhe për çmimet e testeve të cilat do të bëhen në laboratorët privat për Coronavirus, ku çmimet për këto teste po variojnë nga 20 deri në 50 euro.

    Ajo tha se si kryetare e këtij komisioni ka kërkuar çdo herë që çmimet për këto teste të jenë optimale, në mënyrë që qytetarët të mund t’i përballojnë.

    “Çdo herë kam apeluar që çmimi i testeve duhet të jetë i arsyeshëm për të gjithë qytetarët e vendit në mënyrë që ata të kenë mundësi të testohen dhe normalisht që duhet të ekziston një tavan mbi të cilin nuk duhet të lëvizin. Çmimi duhet të jetë optimal të cilin qytetarët kanë mundësi me përballu si çmim, për pjesën tjetër është pjesë teknike që do të duhet të jepen arsye ata të cilët e kanë vendos”, tha ajo për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.