
Kanë mbetur edhe tri ditë afat që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së Kosovës. Lidhur me këtë për FrontOnline ka folur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK-në), Albena Reshitaj.
E pyetur se a i është ofruar ndonjë post udhëheqës në qeverinë e re nga partia të cilës i takon, Reshitaj tha se kryesia e AAK-së ka vendosur që në ekzekutiv të përfaqësohet me njerëz te ri të cilët nuk janë pjesë e legjislativit pasi që në rast se një deputet i AAK-së do të bëhet ministër do t’i jepet mundësia PSD-së të hyjë në grupin parlamentar.
LEXO EDHE: Deputetja e AAK-së: Po presim vendimin e Kushtetueses, Kosovës i duhet një Qeveri stabile
“Nëse mendoni për mua personalisht ne jemi deputetë dhe ështëvendosur nga kryesia ku kemi pasur një mbledhje tënënkryetarëve së bashku me kryetarin. Ne më pas në mbledhjen e kryesisë kemi diskutuar se si do të përfaqësohemi ne në qoftë se do tëkrijohet një Qeveri e re e para që unë e vlerësoj te partia që i takoj është që kemi vendosë që në ekzekutiv tëdërgojmëfigura të reja, gjenerata të reja”, tha ajo.
Reshitaj e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi foli edhe për menaxhimin e situatës me Coronavirus.
Ajo tha se është herët që të jepet një deklaratë se si është menaxhuar kjo situatë.
“Ne faktikisht si Komision jemi duke ftuar për raportim në mbledhje të Komisionit radhazi akterëtpërgjegjës të institucioneve përgjegjëse shëndetësorë nëKosovës për të na treguar si kanë shkuar të gjitha procedurat e menaxhimit të situatës. Fatkeqësisht ne nuk mund ta thërrasim në raportim ministrin dhe për këtë arsye ne po thërrasimpjesë të administratës që të raportojnë për këtë. Ne jemi duke mbledhur informata nga raportimet e tyre dhe mendoj se është herët që të japim njëkonkludim duke e pasur parasysh se ende jemi në faza tëpandemisë do të dalim joprofesional nëse e japim një deklarim se si është menaxhuar situata, u shpreh ajo për Front Online.