Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin që ka mbajtur sot, ka vendosur që të filloj përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.
Kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së, të cilat do të përfshijnë: mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një vote.
“Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste. Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza”, thuhet në njoftimin për media.
Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti.

Të tjera
-
20:29 | 24 Shkurt 2021
-
20:23 | 24 Shkurt 2021
-
20:23 | 24 Shkurt 2021
-
20:16 | 24 Shkurt 2021
-
20:08 | 24 Shkurt 2021
-
20:05 | 24 Shkurt 2021
-
20:04 | 24 Shkurt 2021
-
20:03 | 24 Shkurt 2021
-
19:59 | 24 Shkurt 2021
-
19:55 | 24 Shkurt 2021
-
19:47 | 24 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniItalia regjistron 318 viktima nga COVID-1919:44 | 24 Shkurt 2021