
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij do të fokusohet që në qeverinë e re të dërgojë njerëz profesionistë dhe që nuk kanë raste të hapura ligjore.“Nuk do të çojmë njerëz që kanë raste të hapura ligjore.
Aleanca do të shkojë me teknokratë, që janë profesionist të zotë, por që janë të partisë. Shumica e figurave të para, nuk do të marrin përgjegjësi. Nuk po hyjmë vetëm që të marrim pushtet”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar sepse vendi nuk duhet të mbetet qeveri.
“Nuk mundemi me lënë vendin pa një qeveri. Ky parlament është i popullit, i njëjti e ka votu zotin Kurti. Tash e ka rrëzu, dhe e voton qeverinë e re. Mos me pranu që deptuetët janë të popullit. Të gjithë deputetët janë të votuar. Parlamenti nuk e ka humbur legjitimitetin. Ky parlament për me e rujtë legjitimitetin, duhet me ia dhënë votën qeverisë së ardhshme”, ka thënë ai.