×
  • Lajme
  • Lajme

    A merret Kushtetuesja me ligjshmërinë e votës së deputetit Arifi? Flet ish-kryetari Enver Hasani

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Pas dorëzimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë të deputetit Etem Arifi legjislativi i vendit ka mbetur me një deputet më pak, e koalicioni qeverisës me një votë minus. Bazuar në Ligjin në fuqi, Arifi do të vazhdojë të jetë në detyrë të deputet edhe nga qelia e burgut, pasi që proceduralisht nëse nuk jep dorëheqje, pozita e tij në Kuvend zëvendësohet vetëm me gjashtë muaj mungesë.

    Në qoftë se ai nuk jep dorëheqje nga kjo pozitë, ai do ta ushtrojë pozitën e deputetit dhe do të marr pagë deri me 3 dhjetor të këtij viti.

    Pas disa muajsh qëndrim në arrati, Arifi i është dorëzuar Ligjit pak ditë pasi që Gjykata Kushtetuese ia hodhi poshtë ankesën.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një deklaratë për Front Online, ka thënë që kjo gjykatë nuk merret me vlerësimin e kushtetutshmërisë së votës së deputetit por me vendim  që merret nga Kuvendi.

    “Gjykata Kushtetuese nuk bën vlerësimin e kushtetutshmërisë së votës së deputetëve, e cila është e shenjtë dhe e drejtë e tyre kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk mund dhe nuk guxon të dijë kush si ka votuar dhe si voton në Kuvend. Ajo që bën Gjykata Kushtetuese është vlerësimi i kushtetutshmërisë se vendimit të Kuvendit, jo të votës së deputetit konkret”, ka thënë Hasani për Front Online.

    Deputeti i VV-së: Po presim që Kushtetuesja ta dëshmojë se votimi i Qeverisë “Hoti” ishte jolegjitim

    Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ende nuk ka mbërritur kërkesa për zëvendësimin e Etem Arifit, në pozitën e deputetit.

    Artan Abrashi, anëtarë i këtij komisioni nga ana e VV-së, ka thënë për Front Online, se çështja e deputetit Arifi është diskutuar nga ta dhe se edhe për anëtarët tjerë ai më nuk është deputet.

    “Kjo çështje është diskutuar që në fillim. Nëse nuk gaboj janë disa procesverbale dhe kjo çështje është diskutuar në Komision. Komisioni ka konstatuar që ai nuk ka mandat meqenëse rasti është shumë i qartë dhe bie ndesh drejtpërdrejtë me vendimin e prerë të Gjykatës që e lidh ekzekutimin e menjëhershëm të dënimit. Komisioni nuk ka pasur më se për çfarë të diskutojë dhe vetëm ta pranojë këtë realitet dhe ai më për ne nuk është deputet”, ka thënë ai.

    Ai shprehu shqetësimin se krijimi i Qeverisë “Hoti”, është bërë po me votën e Etem Arifit.

    “Për ne si VV është me rëndësi interpretimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e votës së tij në rastin e votimit të Qeverisë “Hoti”. Ne kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretim dhe po presim që ajo kërkesë të shqyrtohet dhe të vendoset që procesi të mos njihet, pra procesi i votimit të qeverisë ‘Hoti’”, tha ai për Front Online.

    Kërkohet që Etem Arifit t`i merret mandati i deputetit

    Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike & Drejtësia Sot, ka thënë për Front Online se pas marrjes së vendimit në formën e prerë ndaj Etem Arifi, të njëjtit duhet që t`i merret pozita e deputetit.

    “Deputetit Arifi veçse i është bërë i plotfuqishëm dënimi i tij dhe kemi një vendim të formës së prerë ndaj tij. Për të njëjtën ka pasur edhe fletarrestim të lëshuar nga Gjykata meqenëse i njëjti nuk është paraqitur në Qendrën  për mbajtjen e dënimet. Kushtetuta e  Republikës së Kosovës flet qartë në nenin 70 të saj që janë disa situata ku parashihen që një deputeti i merret mandati, e njëra nga situatat është kur një deputet është i dënuar me një vendim të formës së prerë për një vit burgim ose më shumë se një vit”, ka thënë ai.

    E, lidhur me kërkesës e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Kushtetuese për Front Online kanë thënë se janë në shqyrtim të kërkesës dhe mbledhjes të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues.

    “Përkitazi me kërkesën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi, Gjykata ka pasur komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe palët e përfshira në rast deri të martën e kaluar, me qëllim të kompletimit të dosjes së lëndës. Afati 60 ditorë për shqyrtimin e këtij rasti, fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinion”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Më katër korrik të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

    Marrja e mandatit të deputetit Arifi mund të bëhet vetëm me 2/3 e votave

    Pa deputetin Arifi, ekzekutivi ka mbetur pa votën që i duhet për të kaluar ligje. Kështu ka deklaruar për Front Online, Eugen Cakolli nga KDI-ja. Ai tha se Arifi edhe pse është paraqitur për vuajtje të dënimit, nuk do të humbë automatikisht mandatin.

    “Përkundër faktit që deputeti Etem Arifi është paraqitur për vuajtje të dënimit, paradoksalisht ai nuk do të humbë automatikisht mandatin. Kjo situatë vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me decertifikimin e kandidatëve, ku e njëjta kishte vendosur që të mos lejohet decertifikimi i kandidatëve apo moslejimi i tyre për të garuar në zgjedhje për çfarëdo arsye, përveç nëse kjo parashihet taksativisht me vendim të formës së prerë. Rrjedhimisht, koha kur deputeti Arifi është dënuar korrespondon me mandatin e legjislaturës së kaluar, e jo aktuales. Prandaj, në këtë rast, nuk gjen aplikim paragrafi 6, pika 3, e nenit 70 të Kushtetutës”, ka thënë ai.

    Cakolli shtoi se në rast se i njëjti nuk jep dorëheqje, mandati i tij do të përfundojë pas 6 muajsh mungesë në seanca.

    “Duke qenë se sipas transkripteve zyrtare ai për herë të fundit ka marrë pjesë në seancën e 3 qershorit, kur edhe ishte zgjedhur Qeveria Hoti, mandati i tij do të përfundoj më 3 dhjetor. Pas këtij afati, me kërkesë të Kryetares së Kuvendit, Komisioni përkatës parlamentar mund të rekomandojë pushimin e mandatit të deputetit. Ky rekomandim duhet të votohet në mbledhjen pasuese të Kuvendit nga 2/3 e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë”, shton KDI-ja.

    Mundësi tjetër përveç asaj të vazhdimit të mandatit deri me 3 dhjetor është nëse deputeti e ofron dorëheqjen.

    “Vetëm pas dorëheqjes apo një vendimi eventual për pushim të mandatit mund të iniciohen procedurat për zëvendësimin e deputetit Arifi, sipas të cilave kryetarja e Kuvendit duhet që fillimisht të njoftojë presidentin për mbetjen e një mandati të zbrazët, duke i hapur rrugë këtij të fundit që të kërkojë nga KQZ-ja të rekomandojë personin që do të mbushë mandatin e lirë”, ka shtuar Cakolli.

    Sipas ligjit, deputeti Arifi duhet të zëvendësohet nga një kandidat më i votuar i gjinisë së njëjtë, në kuadër të listës zgjedhore të subjektit politik PAI. Ky kandidat, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, është Qazim Rahmani.

     

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Sport26 Prill 2024
    Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka bërë shpejt rrugën e tij nga debutuesi  surprizë në titullar të rregullt të ekipit, në tre...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Chelseat, Maurico Pochettino e ka pranuar se janë të varur nga mesfushori anglez Cole Palmer. Pochettino, mes tjerash ka thënë...
    Lajme26 Prill 2024
    Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial...
    Lajme26 Prill 2024
    Pas pajises së Klinikës së Mjekësisë Bërthamore me aparaturën SPECT/CT/PET ministri i shëndetësisë Arben Vitia është shprehur i lumtur që kanë arritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.