×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka lindur në Kosovë ndonjë foshnje me koronavirus? Flasin nga Gjinekologjia

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Janë gjithsej 20 gra që kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, të cilat kanë qenë të infektuara me koronavirus. Fatmirësisht, foshnjat e tyre kanë rezultuar negativ.

    Kjo është konfirmuar në rtk nga drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, i cili tha se të gjitha foshnjat e lindura janë në gjendje të mirë.

    “Të gjitha lindjet që janë kryer në klinikën tonë, kanë rezultuar negative. Janë 20 nëna që kanë lindur derisa kanë qenë si raste aktive me koronavirus.”, ka thënë Ismaili.
    Vlen të theksohet se në Kosovë ditëve të fundit numri i rasteve të infektuara me koronavirus është rritur dukshëm, kjo pas lirimit të masave kundër pandemisë që nga 1 qërshori.

    Që nga muaji mars kur u paraqit rasti i parë me koronavirus në vend janë shëruar gjithsej 7343 persona, ndërsa raste aktive janë 3792.

    Kurse, nga Covid-19 kanë humbur jetën 410 persona, shumica prej këtyre gjatë tre muajve të fundit.

    Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditë më parë se mund të vendosin disa masa të reja për qendrat tregtare dhe gastronominë, të cilat sipas tyre hyjnë në mesin e hapësirave ku përhapet më së shumti virusi.

    Vlen të theksohet se nga 1 shtatori në Kosovë pritet të fillojë procesi mësimor, i cili do të zhvillohet nëpër Komuna në varësi të situatës me pandeminë

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.