×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A i fshehu Serbia të dhënat për vdekjet nga COVID-19, Vuçiq paralajmëron rishikim të të dhënave

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ky vend do ta bëjë një rishikim të plotë të të dhënave për numrin e vdekjeve nga sëmundja COVID-19, për të verifikuar nëse numri përkon me numrin nga sistemi.

    Vuçiq tha se shteti “nuk ka fshehur asgjë” dhe se është i bindur se nuk do të ketë dallime të mëdha midis numrave.

    “Serbia do të bëjë një rishikim të plotë për çdo vdekje, për çdo person, për të parë se si duket”, tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

    Epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë, Predrag Kon, ka thënë më 29 shtator se, sipas llogaritjeve të tij, në Beograd, deri në muajin qershor, kanë vdekur tri herë më shumë qytetarë nga COVID-19, seç është raportuar me shkrim.

    Një ditë më vonë, Kon ka fajësuar sistemin e informacionit, në të cilin anëtarët mjekësorë të Shtabit të Krizave janë mbështetur kur kanë komunikuar të dhënat.

    Serbia ka raportuar 749 persona të vdekur nga koronavirusi.

    Ky vend ka regjistruar mbi 33,500 raste pozitive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Biznesmeni shqiptar Samir Mane është bërë pjesë e listës së miliarderëve të botës. Revista e njohur amerikane “Forbes” sot për herë të...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në ligjin “për të huajt” për të lehtësuar punësimin e punonjësve të huaj, veçanërisht nga Filipinet dhe...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    UNICEF thotë se të paktën 322 fëmijë raportohet të jenë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën në Gaza dy javë më parë....
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Mentor Beqiri, ka thënë se procesi i gjykimit ndaj klientit të tij, por edhe ndaj Hashim Thaçit,...
    Kronika01 Prill 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet....
    Lajme01 Prill 2025
    Një qytetar nga Fushë Kosova ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e rrymës që ka zgjatur për më shumë se 8...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në...
    Lajme01 Prill 2025
    Ferat Shala, deputet i PDK-sw, në një prononcim për FrontOnline ka komentuar  propozimin për rritjen e  çmimit të energjisë elektrike, ai ka...
    Lajme01 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, thotë se partia e tij po mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe elektoratit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.