×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A është e sigurt të shkoni në pishina dhe plazhe këtë verë?

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Edhe nëse pikat tona preferuara të notit janë rihapur, është ende e rëndësishme të mbani në mend disa gjëra për të mbajtur veten të sigurt nga COVID-19.

    Sipas CDC, aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi mund të përhapet përmes ujit në pishina, vaskave të nxehta ose në zona lojërash me ujë.

    Faqja shpjegon: “Për më tepër, funksionimi i duhur i këtyre vendeve ujore sipas rregullave dhe dezinfektimi i ujit me brom duhet të ç`aktivizojë virusin”.

    Kjo mund të bëjë që të supozoni se pishinat janë vendi më i sigurt për t’i përmbushur nevojat tuaja të verës, por trupat natyrorë të ujit kanë mënyrën e tyre të vetë-pastrimit.

    “Shpërndarja e shpejtë e çdo agjenti infektues në lëvizjen turbulente të ujit, siç është deti apo liqeni, mund të zvogëlojë rrezikun e marrjes së një infeksioni nga kontakti ose zhytja në ujë”, tha Sudeb Dalai. Por ka më shumë për t’u marrë parasysh, si numri i madh i sipërfaqeve të përbashkëta ku virusi mund të përhapet në pishina publike.

    Mendoni për këtë: Sa sipërfaqe prekni në një vizitë normale në pishinë?

    Roberta Lavin, profesoreshë e mjekësisë në kolegjin e infermierisë në universitetin e Tennessee tha: “Për fat të mirë, larja e duarve tuaja shpesh në pishina duhet të ndihmojë në uljen e këtij rreziku ashtu siç ndodh në jetën tonë të përditshme”.

    Një faktor tjetër i rëndësishëm është madhësia, pishinat publike janë përgjithësisht zona më të vogla krahasuar me plazhet e liqenit ose detit.

    CDC ende rekomandon mbajtjen e praktikave të distancës sociale, e cila padyshim bëhet më e vështirë kur ka më pak hapësirë ​​në dispozicion për të mbajtur midis jush dhe të tjerëve.

    Edhe plazhet mund të jenë shumë të mbushur me njerëz, kështu që mendoni mirë përpara se të vendosni se ku do të pushoni.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.