×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’i bashkohet Ardian Shala partisë së Vjosa Osmanit? Flet deputeti i LDK-së

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Ditë më parë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht e konfirmoi largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie që ta largojë kryeparlamentaren nga të gjitha funksionet e partisë, raporton Front Online.

    E pas largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja, u raportua se ajo do ta formojë një parti të re, ku pjesë e saj do të jenë disa deputet të LDK-së, e njëri nga ta edhe Ardian Shala.

    Shala: S’jam takuar me Vjosën

    Por, deputeti Shala në një prononcim për Front Online, i ka hedhur poshtë këto lajme.

    Ai tha se nuk është e vërtet se do të largohet nga LDK-ja për t’u bërë pjesë e partisë së Vjosa Osmanit.

    Shala tha se nuk ka pasur diskutime të tilla asnjëherë.

    “Jo, nuk është e vërtet më ka ardhur në befasi, unë nuk kam biseduar me askënd dhe nuk e kam pasur temë diskutimi. Nuk kemi pasur takim me Vjosa Osmanin për ta diskutuar këtë çështje”, tha Shala për Front Online.

    Deputeti i LDK-së: Largimi i Vjosës do të ketë pasoja për partinë

    Ndërsa i pyetur se sa do ta dëmton LDK-në largimi i Vjosa Osmanit, Shala tha se largimi i Vjosës dhe disa figurave të tjera të kësaj partie që kanë qenë më të votuari do të jetë hendikep për të ardhëm e LDK-së.

    “Nëse pyetem unë, unë s’kam qenë asnjëherë për asnjë largim. Në traditën e LDK-së nuk ka qenë  largimi i njerëzve, por prap se prap secili i ka vendimet e veta. Ne e dimë se Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë një vendim të tillë,  nuk është e mirë për LDK-në  d.m.th. e ka lënduar ky largim. Normalisht që pasoja ka me pasë, jo me këtë, por me çdo ndarje me çdo largim sidomos të disa njerëzve që kanë qenë figura më të votuara ka me qenë hendikep për të ardhmen, nuk do t’ia dëshiroja Vjosa Osmanit  një gjë të tillë mua më mbetët t’i dëshiroj suksese dhe dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur deri tani”, u shpreh deputeti Shala për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.