×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të fillojë mësimi më 14 shtator?

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Brenda dy javësh do të përfundojnë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kohë pandemie, thonë përfaqësues në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës.

    Në anën tjetër, Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Shkencë dhe Kulturë, SBASHK, ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura, fillimi i vitit të ri shkollor mund të shtyhet përsëri.

    Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.
    Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, IKSHPK, për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

    Çdo nxënës duhet të sigurojë maskën personale e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet shkollore. Dezinfektimi i duarve duhet të bëhet pas çdo hyrje dhe dalje nga klasa, sipërfaqet dhe tavolinat duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues sipërfaqësor si dhe udhëzime të tjera.

    Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha këto udhëzime të dhëna nga ISHPK-ja janë duke u inspektuar se a janë ndërmarrë nga shkollat.

    “Jemi duke e përcjell gjendjen, jemi duke i përcjell drejtorit komunale dhe shkollat se a i kanë përfill në mënyrë të mjaftueshme udhëzimet që vinë nga ne si institucion (Ministria e Shëndetësisë) dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Inspektorati është në terren dhe po përcjell gjithçka në mënyrë më të mirë të mundshëm”, thotë Osdautaj.

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, kërkon nga institucionet arsimore, që brenda këtyre dy javëve të përgatiten në aspektin teknik dhe t’i zbatojnë rekomandimet që ka dhënë ISHPK-ja. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në të kundërtën prapë mund të ketë shtyrje.

    “Ajo që ne dëshirojmë është që këto dy javë institucionet mos t’i shpenzojnë në debate ose duke e kërkuar fajtorin, por këto dy javë t’i shpenzojnë duke bëre punën konkrete në mënyrë që institucionet arsimore të jenë të dezinfektuara, të pajisura me dezinfektues ashtu siç udhëzon edhe ISHPK. Këto dy javë duhet të gjithë të angazhohen që të krijohen kushtet që të fillojë viti shkollor më 14 shtator”, thotë Jasharaj.

    Ai shton se punëtorët e arsimit janë deklaruar se janë të gatshëm të kthehen në shkolla dhe të angazhohen për realizmin e një viti shkollor, por kanë kërkuar që të jenë të mbrojtur duke u ofruar masa mbrojtëse.

    SBASHK thotë se kishin kërkuar që mësimi të mos fillonte më 1 shtator, pasi që shkollat nuk ishin të përgatitura për fillimin e mësimit në kohë pandemie. Sipas tyre, klasat nuk kanë qenë të përgatitura për të siguruar distancë fizike, mungojnë dezinfektuesit dhe të tjera.

    Vonesa në përgatitjen e ambienteve shkollore për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 në kohë pandemie në Kosovë po kritikohet nga përfaqësues të prindërve.

    Ymret Reshitaj nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës gjatë kohës së pushimit vjetor të shkollave është dashur të përgatiten që mësimi të fillojë me kohë.

    “Institucionet tona nuk kanë qenë të qarta në konceptin e tyre nëse nga shtatori do të fillojë mësimi në shkolla apo nga distanca edhe pse kanë pasur obligim që gjatë kohës së pandemisë të mendojnë dhe veprojnë sipas situatës së pandemisë, është një neglizhencë e institucioneve”, thotë Reshitaj.

    Ai tha se këto dy javë, duke përfshirë edhe masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duhet të jenë të mjaftueshme për fillimin e vitit shkollor.

    “Nëse vërtet Kosova nuk është e përgatitur të mbajë mësim në shkolla atëherë këtë duhet ta thonë institucionet përgjegjëse dhe mos të humbet kohë. Duhet të jemi më të përgjegjshëm. Nëse nuk ka kushte të mbahet mësimi në shkolla të përdoren skenarët tjerë”, thotë Reshitaj.

    Megjithatë, shkollat në komunat serbe në Kosovë, më 1 shtator kanë filluar vitin e ri shkollor përmes mësimit online, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Lubisha Karaxhiq, drejtor i shkollës fillore “Milladin Mitiq” në Llapnasellë, komuna e Graçanicës.

    Ai tha se kthimi fizik në shkolla, është shtyrë për shkak të gjendjes epidemiologjike ,por edhe rekomandimeve të institucioneve arsimore serbe. Po ashtu, ai shtoi se nuk janë të detyruar të konsultohen me Ministrinë e Arsimit të Qeverisë së Kosovës. Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Xhevat Rexhaj, më 28 gusht, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor, vlen për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të gjitha institucionet shkollore.

    Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që ndërmori Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Pas 10 ditëve të mbylljes së shkollave mësimi kishte nisur nga distanca.

    Mësimi në distancë për klasat 1 deri në 9 u realizua nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik si dhe përmes kanalit të MASHT-it (Ministria e Arsimit) në YouTube. Ndërsa, në nivel të shkollave të mesme të larta mësimi në distancë u zhvillua në mënyrë të decentralizuar ku mësimdhënësit janë bartësit kryesor të mësimit në distancë.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.