×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votojë sot PDK-ja Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike? Flet Bedri Hamza

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Sot, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është paraparë të votohet edhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, ku parashihet edhe tërheqja e 10 % të Trustit nga qytetarët, raporton Front Online.

    Ky Projektligj në tentimin e parë nuk kaloi për shkak se dy partitë opozitare Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e votuan atë.

    E, lidhur me qëndrimin e tyre se a do ta votojnë apo jo sot këtë Projektligj, ka folur për Front Online, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

    Ai nuk e mohoi e as pohoi nëse do ta votojnë këtë Projektligj.

    Hamza i përmendi Projektligjet të cilat i ka sjellë PDK-ja.

    “Në të njëjtën kohë në seancën, janë edhe ligjet tona të cilat i kemi proceduar para 5 muajve, mirëpo për shkaqe të vonesave të administrative, burokratike të panevojshme, pas 5 muajve nuk kanë mundur të vinë në rend dite për me u fut në seancë. Ne i kemi ligjet e tona dhe do të i përmbahemi agjendës tonë”, ishte përgjigja e tij kur u pyet se a do të votojnë pro Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike./Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e...
    Lajme20 Gusht 2025
    Inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion ndaj konsumatorëve me borxhe të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka filluar të përdorë radarët mobilë për kontrollin e qarkullimit rrugor. Vetëm gjatë një ore kontroll në...
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Profesori i Universitetit ”John Hopkins”, Daniel Serwer, po vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e ka më mbështetjen e Perëndimit siç...
    Lajme20 Gusht 2025
    Më 14 shtator mërgata shqiptare e mbështetur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta vazhdojnë protestën...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Policia franceze po merr në pyetje një burrë nën dyshimin për vrasje, pasi katër trupa u gjetën në lumin Sena pranë Parisit....
    Vip20 Gusht 2025
    Mbrëmë, qyteti i Shkodrës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se janë vërtetuar fjalët e tij që kryeministri Albin Kurti po e vazhdon bashkëpunimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.