×
  • Lajme
  • Lajme

    Emiratet e Bashkuara Arabe mirëpresin marrëveshjen Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve të mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e planit të mbështetur nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Lana Nusseibeh, Ndihmës Ministrja për Çështjet Politike, Ambasadore dhe Përfaqësuese e Përhershme e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, vlerësoi marrëveshjen e zbatimit, duke theksuar se ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.

    Në këtë drejtim, ajo theksoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht respektimin e sovranitetit të shteteve, mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

    Tutje, ajo vlerësoi rolin e Bashkimit Evropian në lehtësimin e marrëveshjes së zbatimit, duke nënvizuar gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbështetur këtë proces të mbështetur nga BE-ja. Shkëlqesia e saj theksoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për avancimin e diplomacisë dhe dialogut.

    Nusseibeh vuri në dukje se Emiratet e Bashkuara Arabe gëzojnë marrëdhënie të rrënjosura me Serbinë dhe Kosovën dhe se mezi pret të forcojë bashkëpunimin për arritjen e interesave të përbashkëta.

    Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi Shkëlqesia e Saj, pohon aspiratën e saj që marrëveshja të ketë sukses, duke kontribuar kështu në stabilitetin rajonal dhe duke rritur prosperitetin dhe zhvillimin për popullin e Serbisë, Kosovës dhe të gjitha kombeve të Ballkanit Perëndimor.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.