×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aksion i policisë kundër ekstremistëve në Gjermani, një polic i plagosur

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme gjatë një bastisjeje nga forcat speciale të policisë (SEK) në ambientet e “Qytetarëve të Rajhut ” (Reichsbürger) në Baden-Württemberg.

    SEK kreu sot bastisje në 22 prona në të gjithë Gjermaninë  ndërsa vazhdojnë hetimet për Heinrich XIII Prinz Reuss, i cili planifikoi një sulm të armatosur të Bundestagut dhe përmbysjen eventuale të shtetit demokratik.

    Prokuroria Federale urdhëroi sot kontrollin e dytë të banesave të dyshuara për përfshirje në organizatë. Gjatë një bastisjeje në banesën e një të dyshuari në Badi – Württemberg, qiramarrësi qëlloi dhe plagosi një punonjës policie.

    Punonjësi i policisë është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa autori është arrestuar menjëherë. Pesë persona janë arrestuar tashmë në kuadër të hetimit federal të sotëm.

    Prokuroria Federale e ka hetuar rastin prej muajsh, me “dyshimin e krijimit të një organizate terroriste”, ndërsa vlerëson se qëllimi i vendosur nga vetë “qytetarët e Rajhut” ishte dalja përtej rendit ekzistues shtetëror në Gjermani,  me përdorimin e “mjeteve ushtarake dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të shtetit.

    Sipas BILD, të dyshuarit përfshijnë policë dhe personel ushtarak.

    Gjatë bastisjes së parë dhjetorin e kaluar, në një nga hetimet më të mëdha për të djathtën ekstreme në Gjermani, u arrestuan 25 burra dhe gra, duke përfshirë kreun e dyshuar të organizatës, Heinrich XIII.

    Organizata është përshkruar nga qeveria si “terroriste veçanërisht e rrezikshme”, me Sekretaren e Brendshme Nancy Fesser.

    Një rol të veçantë në radikalizimin e “Qytetarëve të Rajhut” besohet se ka luajtur organizata konspirative QAnon, e cila në janar 2021 nxiti turmën të sulmonte Capitol Hill./FrontOnline/

     

     

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një 40-vjeçar është therur me thikë sot në Fier, me ç’rast polici ka arrestuar një të dyshuar. Policia ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich ka konfirmuar se futbollisti i tyre Raphael Guerreiro do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve...
    Sport05 Maj 2024
    Borussia Dortmund dëshiron të mbajë Jadon Sancho në klub me sulmuesin që impresionon gjatë periudhës së tij të huazimit. Reprezentuesi anglez Sancho...
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë...
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.