×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur.

    Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Ranillug me datën 05.05.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në Ranillug.

    “Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool”, thuhet në njoftim nga Policia.

    Policia shton tutje se të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

    Policia sqaron se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Frontonline/

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Të tjera
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Lajme18 Maj 2024
    Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve. Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për...
    Sport18 Maj 2024
    Edhe zyrtarisht ka përfunduar kampionati në Maqedoninë e Veriut. Struga ka fituar zyrtarisht titullin e dytë radhazi kampion në Maqedoninë e Veriut,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.