×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria me rritje të fluturimeve 75% krahasuar me 2019

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Shqipëria e para në Evropën Juglindore për rimëkëmbjen e fluturimeve. Në këtë përfundim ka dalë “Mabrian”, ofruesi kryesor i inteligjencës për udhëtimet, duke u bazuar te shifrat paspandemisë së COVID-19.

    Konkretisht në të dhënat e publikuara në “Mabrian” thuhet se Shqipëria shënoi një rritje prej 75 përqind të fluturimeve ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019.

    Ndikimi më i madh sipas kompanisë erdhi nga rritja prej 278 për qind të fluturimeve me Gjermaninë. Po ashtu, Greqia së bashku me Kroacinë dhe Qipron arritën të tejkalojnë nivelet, para se pandemia të niste.

    “Mabrian” ekzaminoi kapacitetin ajror bazuar në oraret e fluturimeve nga 1 janari deri më 28 shkurt 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë 2019. Në raportin e publikuar krahasohen edhe çmimet e hoteleve bazuar në çmimin mesatar.

    Sipas tij, tarifat e hoteleve po rriten në pothuajse të gjitha destinacionet për të gjitha kategoritë e hoteleve me Bullgarinë dhe Kroacinë që raportojnë rritjen më të lartë të çmimeve gjatë vitit 2022.

    Nga ana tjetër, Shqipëria është i vetmi përjashtim, me çmime 4.1% nën nivelet e vitit 2022 për hotelet me 4 yje. Megjithatë ajo shënoi një rritje të çmimeve me 6.3 % për hotelet me 3 dhe 5 yje.

    Mabrian e ka publikuar këtë analizë përpara ngjarjes vjetore New Deal Europe – i vetmi treg i udhëtimeve komerciale për operatorët turistikë dhe organizatat turistike të fokusuara në 12 destinacionet në Evropën Juglindore – që do të zhvillohet më 28 mars në Londër./abcnews.al

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një shtetasi të Shqipërisë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dal nga shtëpia dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas policisë, pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar...
    Kronika07 Maj 2024
    Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Siç...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.