×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë.

    “Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende gjallë, ata që shkaktuan luftëra dhe gjenocid 25 vjet më parë janë ende aktiv. Prandaj paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë”, ka thënë Gërvalla në këtë panel.

    Siç ka njoftuar MPJD-ja, duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me përfaqësues të shteteve tjera, nën moderimin e Robert Pszczel nga Organizata për Studime Orientale (OSW), Gërvalla foli rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, mendësinë e saj të shekullit të kaluar, mungesën e demokracisë dhe pretendimet e saj, të njëjta me të Rusisë jo vetëm për të pushtuar territore të shteteve fqinje, por edhe për të dëbuar qytetarët dhe për të shkatërruar kulturën dhe trashëgiminë e këtyre shteteve.

    Ajo më pas foli edhe për qeverinë e re të Serbisë duke thënë se Serbia ka emëruar qeveri të luftës, qeveri e cila përbëhet nga ish-ministrat e Millosheviqit dhe të sanksionuarit e SHBA-ve.

    “Ka një potencial të madh nëse bashkohemi, nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë Poloninë, të dëgjojmë shtetet Baltike dhe Nordike, të dëgjojmë Ballkanin Perëndimor rreth sfidave të vërteta të tyre, përvojave të tyre me fqinjtë agresivë dhe duke u bazuar në analizë të shëndoshë, të mirëfilltë dhe në përputhje me realitetin në këto pjesë të Evropës të ndërmarrim veprime të përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë ajo.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Ka vdekur në moshën 58 vjeçare, moderatorja e njohur e CNN, Alice Stewart. Raportohet se ajo u gjet e vdekur të shtunën...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.