×
  • Tenderët
  • Tenderët

    U dogj një ditë pas nisjes së restaurimit, sa para ndau Ministria e Çekut për objektin e ish-Gjimnazit të Ferizajt

    Fatlum Berisha
    26 Mars 2023

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau gjysmë milion euro për restaurimin e objektit të ish-gjimnazit të Ferizajt, “Ismail Qemali’.

    Objekti, i cili përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore, u përfshi nga një zjarr i madh ditë më parë.

    Punët po i kryente kompania “Limit Project”, e cila u shpall fituese në tenderin e MKRS-së më 2 mars 2023.

    Firmën në kontratë e hodhi edhe ministri i këtij dikasteri, Hajrulla Çeku.

    Për tenderin, në të cilin u përdor procedura e hapur, morën pjesë vetëm dy kompani.

    Bëhet fjalë për kompaninë “Limit Project” dhe konsorciumin “Design” e “Termomontim”.

    E para ofertoi me 499 mijë euro, kurse i dyti ofertoi me 449 mijë sosh.

    Ani pse konsorciumi ofroi çmim më të ulët, e që ishte kriteri kryesor për dhënien e tenderit, nuk fitoi në fund.

    Kjo meqë sipas Zyrës së Prokurimit në Ministri nuk plotësoi kriteret tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

    Grupi i operatorëve ekonomikë “Design” e “Termomontim” ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit në nëntor të 2022-ës.

    Kësisoj aktiviteti prokurues ishte pezulluar.

    Megjithatë OSHP kishte hedhur poshtë si të pabazë ankesën e konsorciumit, teksa kishte bërë të qartë se vendimi i MKRS-së për ta shpërblyer kompaninë “Limit Project” mbetet në fuqi.

    Ministria kishte parashikuar shpenzimin e 523 mijë eurove për këtë projekt.

    Çeku ngul këmbë në restaurim, përmendet mafia

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj.

    Në reagimin e tij për rastin, Çeku ka thënë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë dhe se gjimnazi i vjetër do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”.

    “Metodat e porositë mafioze nuk na ndalin”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.

    Më konkretisht kur foli për mafinë ishte deputeti i VV-së nga Ferizaj, Dimal Basha.

    “E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

    Kolegu i tij, Enver Haliti në një postim në Facebook shkruan se krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

    Ai shkruan se për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

    “Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi. Turp!”, shkruan Haliti.

    Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se kanë marrë vendim për formimin e një ‘’Task-Force’’ për hetim të rastit në nivel rajonal.

    /Front Online/

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim...
    Lajme07 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.