×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani flet për skenarin kundër Thaçit para se të shkonte në Hagë: Diktohej nga jashtë

    FrontOnline
    24 Janar 2023

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se ideja për shkëmbim territorial mes Kosovës e Serbisë, ishte një skenar që diktohej nga jashtë.

    Hasani theksoi se nuk mund të ndodhë shkëmbim territorial në Ballkan pa pasur efekte domino.

    “Atëherë u futën siç e dini  krejt mekanizmat përfshirë edhe në Mitrovicë. Atje kryetari i komunës gjoja për bashkimin e Mitrovicës. Ai ishte një skenar që diktohej nga jashtë përmes zëdhënësve të Edi Ramës në Kosovë, që paguhen për atë punë ata dmth marrin rrogë. Çështja e ndryshimit të kufijve nuk mund të ndodhë në Ballkan pa implikacione tërësisht, do të thotë në mënyrë zingjirore dhe ajo është shtylla kryesore që stabiliteti, ABC-ja e stabilitetit në Ballkan nën ombrellën euroatlantike bazohet në parimin e mosndryshimit të kufijve”, tha ai më Tëve.

    Teksa sipas Hasanit, ky ka qenë një skenar kundër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilën ai tha se para se të shkonte në Hagë pas ftesës nga Gjykata Speciale ishte personi më i delegjitimuar në Ballkan.

    “Dhe tash ajo ishte një lojë që bëhej, e që kam qenë i bindur për ta komprometuar Hashimin që kur të shkon në Hagë ajo që dihej. Do të thotë se atë edhe qobanët e kanë ditë që Haga për ata është themeluar që do i thërrasin ditëve në vijim që … që thojnë mos t’ju dhimbet askujt. Prej qiellit shihej, dtth në atë kohën kur ka shku ai ka qenë, unë besoj, njeri më i delegjitimuar në Ballkan, dhe ajo ishte krejt rezultat i kësaj loje fiktive, se nuk ishte reale ajo punë dhe pastaj normal del pala tjetër dhe thotë unë e pengova tash kjo është reflektu në marrëveshjen franko – gjermane. Medemek ruhet integriteti dhe territorialiteti i palëve, por kjo meqenëse është marrëveshje dypalëshe ajo nuk mund të interpretohet vetëm siç thu ti as gjuhësisht as përmbajtësish, sepse pala tjetër është bërë gjithashtu me akomodu interesat e Vuçiqit për Serbi”, shtoi ai.

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Të tjera
    Opinione28 Prill 2024
    Shkruan: Xhevdet Pozhari Jo vetëm sot, por qëmoti Serbia ka bërë çmos që t’i mbajë nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë. Siç ka...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kasafortë me para është vjedhur ditën e shtunë në Viti. Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në objektin ku ishte kasaforta....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nuk del se qëndron keq sa i përket parave të gatshme që ka deklaruar në institucionet financiare,...
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.