×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dy muajve mblidhet kuvendi komunal i Gjilanit

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk ka mbajtur mbledhje më shumë se dy muaj. Prej 29 shtatorit edhe dy herë të tjera u thirrën seanca që më pastaj u anuluan.

    E arsyetimet për mos mbajtjen e tyre po i quan banale e qesharake një asamblisti i opozitës, njofton Klan Kosova.

    “Arsyetimi i parë ka qenë kur kryesuesi i Kuvendit tha se është i sëmurë dhe papritmas në media doli se ishte në Shqipëri në një trajnim. Kurse herën e dytë tha se po e shtyn seancën për shkak të festave të 28 nëntorit kur seanca ishte e paraparë më 25 nëntor”, tha Kushtrim Kadriu, asamblist nga partia Vatra.

    Ekzekutivi lokal që udhëhiqet nga Vetëvendosje është në koalicion me tri parti të tjera dhe aktualisht ka 18 asamblist nga 35 sa janë gjithsej. Kështu sipas Kadriut funksionimi i kuvendit ishte me telashe që nga themelimi. Sipas tij shumë rregullore e vendime po presin shqyrtim, derisa mbi 70 pika janë të padiskutuara deri me tani.

    Nga subjekti më i madh opozitar thonë se ia kanë bërë me dije pozitës që janë të gatshëm t’i votojnë vendimet e mira vetëm që kuvendi të funksionojë.

    “Ka arrit me ba një qeverisje komunale në bazë të interesave personale dhe grupore, punësime, tenderë dhe kjo është arsyeja që sa herë që ka seanca lindin edhe kërkesat e problemet, sepse i kërkojnë pazaret”, tha Avdyl Aliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Aliu thotë se edhe këshilltari komunal, Arianit Ibrahimi, që është jashtë vendit po bën që ekzekutivi lokal t’i shtyjë seancat.

    Klani e pati të pamundur të kontaktojë gjatë ditës me asamblistin e nga komuna nuk kthyen përgjigje në pyetjet e dërguara.

    Derisa kryesuesi i kuvendit Arianit Sadiku, tha përmes telefonit se nuk është në Gjilan dhe se nuk mund të deklarohet, megjithatë u zotua që këtë ta bëjë dikush tjetër nga komuna dhe më nuk ishte i qasshëm.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.