×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndotja e ajrit shkakton të paktën 1 milion lindje të vdekura në vit

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022

    Të paktën një milion lindje bebesh të vdekura çdo vit në botë shkaktohen nga ndotja e ajrit, sipas studimit të parë global të këtij lloji.

    Britanikja ‘The Guardian’ shkruan se gjysma e totalit të lindjeve të vdekura në të gjithë botën shkaktohen nga ekspozimi ndaj mikropjesëzave plastike apo metalike me mase 2.5 mikron ose me shume, që kryesisht prodhohen nga karburantet fosile, transmeton express.

    Studimi përfshinte 137 shtete në Azi, Afrikë e Amerikën Latine, ku ndodh dhe numri më i madh i lindjeve të vdekura, thotë studimi, i cili bazohet në të dhënat e më shumë se 45,000 lindjeve të vdekura dhe të suksesshme.

    Lindjet e vdekura përshkruhen si një “tragjedi e neglizhuar ” në raportin e vitit 2020 të publikuar nga Unicef.

    Studimi epidemiologjik nuk ekzaminonte se cilat përmasa të pjesëzave ndotëse shkaktojnë lindjet e vdekura, por vjen pas zbulimeve të muajit të shkuar se mikro-pjesëza plastike e metalike janë gjetur në trurin dhe mushkëritë e fetuseve të lindura të vdekura.

    Pjesëzat e ndotjes nga ajri janë zbuluar fillimisht në placentat e grave në vitin 2018 dhe prej atëherë është pranuar se ajri i ndotur është i lidhur fuqimisht me abortet spontane gjatë shtatzanisë, lindjet e parakohshme, peshën e vogël të lindjes dhe problemet në zhvillimin e trurit të bebeve.

    “Arritja e objektivave të cilësisë së ajrit mund të parandalojë një numër të konsiderueshëm të lindjeve të vdekura,” shkruanin studiuesit e drejtuar nga Dr Tao Xue i universitetit të Pekinit.

    Studiuesit shtonin: “Politikat për mbrojtjen e ajrit mund të parandalojnë lindjet e vdekura, ashtu siç mund të bëjë dhe mbrojtja personale ndaj ndotjes së ajrit për gratë shtatzëna.

    Studimi i publikuar në revistën Nature  përdorte të dhënat e lindjeve nga 1998 deri në vitin 2016 nga 54 shtete me të ardhura të mesme ose të ulëta, duke përfshirë dhe vende të mëdha si Pakistani, India e Nigeria.

    Thuajse të gjitha nënat në studim ishin ekspozuar nga mikrogrimcave të ndotjes me masë PM2.5 ose më shumë, qe eshte me shume se udhëzimet e OBSH për masat e toleruara.

    Ajri i ndotur lidhej me 830,000 lindje të vdekura në botë, ose 40% të totalit.

    Studiuesit thonë se ende nuk është e qatë sesi ndotja e ajrit shkakton vdekjen të bebeve në barkun e nënës, por besohet se kjo ndodh me anë të mikropjesëzave që kalojnë në placentë duke shkaktuar “dëme të pariparueshme embrionale” dhe gjithashtu kufizon aftësinë e nënës për të kaluar oksigjen te fetusi

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.