×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili kalon ditën me Veselin në Hagë: Kjo ishte porosia që ma dha

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka njoftuar se festën e 28 Nëntorit e ka kaluar në Hagë, aty ku mbahet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

    Ismaili duke treguar se si e ka kaluar kohën me Veselin, ka thënë se ai i la edhe një fjalë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook.

    “Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, i ka thënë Veseli Ismailit.

    Përveç Veselit, Ismaili ka njoftuar se ka pasur rast ta takoj edhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe dy ish-krerët e UÇK-së, Hysni Gucati e Rasim Haradinaj.

    Ish-presidentin Hashim Thaçi nuk e ka takuar, për të cilën gjë, ka shkruar Ismaili, i ka mbetur shumë merak.

    Njoftimi i plotë:

    Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sendviçat e drekës i bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe ma të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë ma i interesuar me folë për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të len me ikë pa një fjalë të mirë. “Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, më tha.

    Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë.

    E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat 3 ditore që po i lëshohen për me vizitu babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi.

    Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi.

    Më mbeti shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletu vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas.

    U ndava nga Kryetari Veseli duke mendu se qysh Zoti i ka beku me karakter të pathyeshëm. Me buzëqeshje si gjithëmonë “Të fala andej, na jemi shumë mirë, ju mbajuni të fortë!”

    Ne me u ba të fortë?! Derisa vështirësia e situatës edhe njëherë është mbi supet e tyre, ata sërish na demonstrojnë se si duhet përballur me sfidat që na ballafaqon jeta, e në veçanti mbrojtja e interesave kombëtare.

    Gëzuar 28 Nëntorin nga Haga ku po mbahen të burgosur disa burra krenarë për një kohë kur ishin djem të ri që luftuan kundër robërisë e për lirinë e Kosovës.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Vip06 Maj 2024
    Një nga miqtë e Princeshës Catherine (Kate Middleton) dhe të Princit William ka folur për problemet nëpër të cilat po kalon familja...
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.