×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dështimi kapital i Qeverisë “Kurti”/ Për 9 muaj veç 158 milionë € investime kapitale

    FrontOnline
    17 Nëntor 2022

    Kuvendi i Kosovës që udhëhiqet nga Glauk Konjufca dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, nga janari deri në shtator 2022 nuk e kanë shpenzuar asnjë cent në kategorinë e investimeve kapitale, ndonëse buxheti i tyre i planifikuar në këtë kategori ka qenë milionësh, raporton portali Front Online.

    Hiç më mirë se Konjufca dhe Damka nuk i kanë punët as komplet kabineti qeveritar, ku shumica e Ministrive nuk e kanë shpenzuar as 10 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, ndonëse deri më tani do të duhej ta shpenzonin për shumë se 50 për qind të buxhetit.

    Sipas raportit nëntë mujor financiar të Ministrisë së Financave dhe Transfereve , për periudhën janar-shtator 2022 shteti i Kosovës ka shpenzuar veç 158 milionë euro investime kapitale.

    Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet kapitale sivjet janë shumë më pak se vitin paraprak, duke u arsyetuar se dinamika më e ulët është edhe si rezultat i ngadalësimit të punëve nga ana e operatorëve ekonomikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor dhe faktorëve të ndërlidhur me të, raporton Front Online.

    Shpenzimet e institucioneve në kategorinë e Investimeve kapitale:

    Kuvendi 0%

    Zyra e Presidentit 0%

    Zyra e Kryeministrit 22%

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve 6%

    Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 29%

    Ministria e Mjedisit,Planifikimit Hapë dhe Infrastr. 27%

    Ministria e Shëndetësisë 6%

    Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit 13%

    Ministria e Arsimit Shkencës Teknolo. dhe Inovac. 20%

    Ministria për Komunitete dhe Kthim 39%

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal 1%

    Ministria e Ekonomisë 13%

    Ministria e Punëve të Brendshme 19%

    Ministria e Drejtësisë 21%

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora 42%

    Ministria e Mbrojtjes 15%

    Ministria e Zhvillimit Rajonal 0%

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës 14%

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë. Vlera e projekteve...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.