×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesë e barnave jetike për pacientët

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Pacientët me probleme në zemër të cilët kanë nevojë për ilaçin e quajtur, “nitroglicerinë”, nuk po mund ta gjejnë atë në treg. Nitroglicerina sipas profesionistëve shëndetësorë është medikament jetik për shumë pacientë.

    Farmacistët thonë se nuk u japin zëvendësim për këtë lloj ilaçi pacientëve, pa recetën e mjekut, meqë nuk e ka efektin e njëjtë. Ata thonë gjithashtu se edhe receta e mjekut si zëvendësim, shkruhet vetëm për të improvizuar ilaçin.

    Vjollca Haliti, paciente me probleme në zemër, thotë se ka disa ditë që po e kërkon ilaçin “nitroglicerinë”, por askund nuk po mund ta gjejë. Ajo thotë se ai ilaç është shumë i domosdoshëm për të.

    “Unë jam përdoruese e nitroglicerinës kur kam nevojë, sepse vuaj nga sëmundja e anginës së zemrës. Unë e kam blerë atë nëpër barnatoret e Prishtinës, por kohët e fundit nuk po e gjej. Nuk e di çka është në pyetje, po besoj që është çështja e taksës që Kosova e ka vënë për shtetin e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Haliti, raporton REL.

    Farmacistët në vend thonë se ilaçi “nitroglicerinë”, ka disa muaj që nuk gjendet në treg.

    Shkumbin Jusufi, farmacist, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se ky ilaç është jetik për pacientët e sëmurë nga zemra dhe zëvendësimet nuk e kanë efektin e njëjtë.

    Ai thotë se nuk është vetëm ky ilaç që aktualisht mungon në treg, ngase ka edhe barna tjera që jo domosdoshmërisht lidhen me taksën, por të cilat mungojnë.

    “Nitroglicerinë ka muaj që nuk ka në treg. Ajo është e domosdoshme për pacientët më probleme në zemër. Pacientët në momentin kur kanë kriza, ju duhet menjëherë ta përdorin atë. Janë dy lloje, në formë pilule dhe në formë sprej, dhe që kanë veprim të shpejtë. Por, ka mungesë dhe nuk ka zëvendësim”.

    “Zëvendësime ju shkruhen nga mjekët që janë të ngjashme, por nuk e kanë efektin e njëjtë pasi nuk janë të dedikuara për këtë sëmundje, por e improvizojnë mjekët”, thotë Jusufi.

    Por, problemet në fushën e farmaceutikës në Kosovë, në vazhdimësi janë vlerësuar të një natyre mjaft serioze. Mungesa e barnave të regjistruara në tregun farmaceutik është njëra nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët prej vitesh.

    Zyrtarë nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, kanë bërë të ditur se çdo vit kanë rritur numrin e barnave që regjistrohen në Kosovë. Por, megjithëkëtë, pacientët në vazhdimësi po përballen me mungesë të barnave që i përdorin si terapi ditore.

    Ndërkaq, udhëheqësja e Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, Florina Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike se disa barna importohen në Kosovë me leje speciale, e edhe ilaçi në fjalë, pra nitroglicerina. Por, në tregje të vogla, si Kosova, shtoi ajo shtetet importuese nuk kanë interes,andaj , nuk e sjellin në vazhdimësi sipas nevojës ilaçin e porositur nga farmacitë.

    ‘’Në tregun farmaceutik të Kosovës, është vërejtur mungesa e produktit nitroglicerin. Ka disa kompani farmaceutike qe e kanë importuar, import me leje speciale si produkt pa paralele, nga vendet e Bashkimit Evropian. Një nga këto kompani, tregon qe janë në proces të regjistrimit dhe pritet edhe të bëhet furnizimi i rregullt. Deri në rregullimin e importit, furnizimi varet nga importi pa paralele, i cili nuk është i rregullt dhe mungesa vërehet qe nga fillimi i vitit 2019’’, tha Berisha.

    Sidoqoftë, sipas zonjës Berisha, mungesat e tilla ndodhin për shkak se disa produkte janë të lira dhe se kompanitë furnizuese nuk kanë interes në treg të vogël.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.