×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Peja: Qeveria e Kosovës po i varfëron qytetarët

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Hasradinaj në vazhdën e takimeve me qytetarë të Kosovës, sot ka bashkëbiseduar me ata të Pejës.

    Haradinaj ka thënë në Pejë se jemi me fat që Presidenti i ShBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe me shqiptarët.

    “Jemi me fat që situata gjeopolitike është në favorin tonë e në SHBA e kemi një president të lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët. Këto janë disa arsye që dialogu për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke, duhet të dinamizohet dhe të përfundojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave po i varfëron qytetarët e Kosovës.

    “Me qytetarët e nderuar të Pejës, bashkëbiseduam edhe për zhvillimet e tjera në vend dhe dëgjova me kujdes shqetësimet e tyre. Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave dhe mospagesën e pagave me rritje sipas inflacionit, po i varfëron qytetarët. Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve në mbarë vendin”, ka përfunduar Haradinaj./Front Online

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.