×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Ne nuk gjuajmë me molotov siç ka gjuajtur VV-ja

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gazmend Muhaxheri tha se partia që ai përfaqëson po i tregon gabimet e qeverisjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në mënyrë të moderuar në Parlament.

    Muhaxheri tha se LDK-ja për dallim nga VV-ja nuk gjuan molotov ashtu siç ishin gjuajtur në të kaluarën.

    Ai theksoi se Lidhja Demokratike nuk është e interesuar ta rrëzojë këtë qeveri por po i thotë kryeministrit Kurti që të qeverisë dhe t’i merr obligimet që i takon.

    “Ne këto jemi duke ia thënë në parlament por jemi duke ia thënë në mënyrë të moderuar. Ne nuk jemi ata që gjuajmë molotov qysh na ka ndodhur që të na gjuajnë nevë dhe të punojmë nën presion të gazit e molotovit” -tha Muhaxheri.

    “Ne s’po themi që do t’ia garantojmë këtij mandatin deri në 2025-tën, por po them nominalisht nuk jemi të interesuar ta rrëzojmë këtë qeveri. Ne po duam të themi “Qeveris”, ne po duam t’i themi këtij kryeministri i ke obligimet, se e ke përkrahjen më të madhe 50 për qind dhe ty të është besuar të bësh zgjidhje për këtë vend. Ky nuk është duke i marrë ato përgjegjësi dhe nuk është duke i bërë ato zgjidhje” – theksoi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

    “Ne jemi duke i treguar qytetarëve gabimet që i ka. Ne jemi duke e bërë reformën e brendshme në parti, jemi duke e punuar program e ardhshëm qeverisës, jemi duke u përgatitur për qeverisjen e ardhshme”, ka shtuar tutje ai.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.