×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blinken, mesazh të prerë Rusisë

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihet kurrë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Reagimi amerikan u bë pas publikimit të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë.

    Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro. Katër rajonet ku është votuar: Donetsk e Luhansk në lindje dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug, përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

    “E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”, tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin

    Kutitë e votimit u çuan shtëpi më shtëpi nga zyrtarët në atë që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si referendum farsë për të krijuar një pretekst ligjor për aneksimin e katër rajoneve dhe justifikuar kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në mbrojtje të “integritetit territorial” të Rusisë.

    Perëndimi dhe Ukraina e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do t’i njohin rezultatet e referendumit.

    “Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia… Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë përpjekje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën, gjatë një konference shtypi me homologun indian, Subrhamanyam Jaishankar.

    “Krimi i agresionit kundër vendit tonë, farsa në territoret e pushtuara që quhet referendum nga pushtuesit, përgatitja e një përpjekjeje të re për aneksimin e territorit ukrainas, të gjitha këto janë hapa me të cilët Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

    Presidenti ukrainas, pa dhënë detaje, tha se ka lajme të mira edhe nga fronti pasi forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e tokave të pushtuara.

    Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi rus i territoreve do të shkatërronte çdo mundësi për bisedime paqeje, ndërsa ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti. /VOA

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, gjatë vizitës së dytë në Liban, ka bërë thirrje për qetësi. Në Liban tensionet ndërkufitare...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen,...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet....
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën po shihet shqetësues nga njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, në të njëjtin...
    Vip28 Prill 2024
    Reperi, Getoar Selimi i njohur me nofkën “Ghetto Geasy” është mjaft i rezervuar sa i përket familjes. Ai kohët e fundit është...
    Sport28 Prill 2024
    Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen,...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.