×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen detajet nga draft-kontrata që Milani ia ka ofruar Lopeteguit

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Milani po merr kohë për të zgjedhur pasardhësin e Stefano Piolit, por sipas raportimeve nga Italia, tani është gati një draft-kontratë për Julen Lopetegui.

    Trajneri spanjoll duket të jetë kandidati kryesor për të udhëhequr me “Kuqezinjtë” nga sezoni i ardhshëm.

    “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Milani po merr kohë për të vendosur përfundimisht për zëvendësuesin e Piolit, edhe pse një draft-kontratë është gati për ish-trajnerin e Real Madridit e Kombëtares së Spanjës.

    “Rossonerët” thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë Lopeteguit një kontratë tre-vjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.

    Krerët e klubit nga “San Siro” pritet që së shpejti të takohen sërish me përfaqësuesit e 57-vjeçarit.

    Gazeta me bazë në Milano raportoi gjithashtu se drejtorët e gjigantit nga Serie A po shqyrtojnë mendimet e tifozëve, por Lopetegui mbetet opsioni i parë për të zëvendësuar Piolin.

    Megjithatë, nëse negociatat me spanjollin dështojnë, Milani do të konsiderojë Roberto De Zerbin dhe Paulo Fonsecan. /Gazeta Express/

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Sport13 Maj 2024
    Si sot para tetë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat...
    Sport12 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nukdo të zhvillojë ndeshjen mbrëmjen e sotme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra...
    Kronika12 Maj 2024
    Atalanta ka triumfuar 2-1 përballë Romës në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pas 18 minutash lojë, vendasit shënuan golin...
    Të tjera
    Ekonomi13 Maj 2024
    Pal Lekaj nga AAK-ja sa i përket shpenzimeve të investimeve kapitale në vetëm 10%, konsideron se Qeveria Kurti po vazhdon me keqmenaxhimin...
    Kronika13 Maj 2024
    Një femër është shoqëruar në stacion nga policia në Pejë. Ajo dyshohet se e kishte ekspozuar në rrjete sociale një revole. Rasti...
    Kronika13 Maj 2024
    Një person është kapur me drogë në Prishtinë. Sipas raportit policor, tek i dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur në posedim dhe konfiskuar...
    Kronika13 Maj 2024
    Policia e ka arrestuar një person (mashkull) në Zubin Potok të dielen. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër, njofton...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Valentina Bunjaku nga LDK thotë për “Front Onlne” se mungesa e investimeve kapitale e bënë paranë e pavlefshme.  Sipas saj kjo mungesë...
    Lajme13 Maj 2024
    Samantha Power, drejtuesja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka treguar bashkëpunimin që kanë me Universitetin Shtetëror të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.