×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lugina e Preshevës, Kosovë e paçliruar

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Në akademinë mirënjohëse me rastin e 40 vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës si dhe 24 vjetorit të kalimit të këshillit të rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të UÇK-së u tha se Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mundur të bëjë përjashtim në krejt përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri e çlirim kombëtar.

    Me rastin e 40 vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës si dhe 24 vjetorit të kalimit të këshillit të rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të UÇK-së në Gjilan është organizuar akademi mirënjohjeje në mbështetje të Luginës së Preshevës.

    Bajrush Xhemajli, ish kryetar i Lëvizjes për Çlirim Kombëtar ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të pushtetit jugosllavo-komunist, shqiptarët jo vetëm që nuk u gjynjëzuan, por vazhduan rezistencën e tyre nëpërmjet demonstratave gjithëpopullore (1968, 1981, 1988-1991 dhe 1997) dhe lëvizjeve të fshehta të cilat shtrinë veprimtarinë e tyre në të gjitha trevat shqiptare të okupuara si dhe në diasporë.

    “Lëvizja shqiptare u fuqizua dhe u shtri vazhdimisht në trojet shqiptare. Padyshim që, grupet e ndryshme e organizatat çlirimtare të njëpanjëshme, me baticat e zbaticat e tyre si aktivitet atdhetar, jo vetëm mbajtën gjallë luftën për liri me dekada por i fuqizuan ato për të kulmuar në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në çlirimin e rreth 11 000 km katrorë”, ka thënë Xhemajli.

    Sipas tij, Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mundë të bëjë përjashtim në krejt përpjekjet e për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri e çlirim kombëtar, që nga pushtimi osman, e deri më sot.

    “Lugina e Preshevës ka qenë pjesë e pandashme e Kosovës dhe tejet e rëndësishme në krejt këto përpjekje plotë sakrifica prej më të ndryshmeve e deri në sakrificën sublime të patriotëve që s’u përkulën kurrë. Prandaj edhe i kemi të përbashkëta të gjitha: që nga territori kompakt, e deri te luftërat e përbashkëta ndër shekuj, e veçanërisht të dy luftërat e fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së; pra, kemi të përbashkët luftën e fshehtë e të hapur; kemi qenë në çeli të përbashkëta e llogoret e përbashkëta; por që, mjerisht, të përbashkët nuk e kemi atë për të cilën luftuam e që e deshëm më së shumti- lirinë”, ka thënë Xhemajli.

    Ai ka shtuar se edhe sot Luginës i mohohen edhe të drejtat elementare kombëtare, e çdo ditë e më shumë shqiptarëve po u ngushtohet mundësia e komunikimit me Kosovën e lirë.

    Por gjithësesi, Lugina, ashtu siç e pat të përbashkët të kaluarën, tha ai, duhet dhe do ta ketë të përbashkët edhe të ardhmen.
    Ndërkaq, Shaqir Shaqiri, veprimtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës ka folur për një kronologji të ngjarjeve ku Lugina e Preshevës ishte pjesë e pandashme e zhvillimeve për liri e bashkim kombëtar.

    “LPRK-LPK si organizatë e masave ishte shtrirë edhe në Luginën e Preshevës”, ka thënë Shaqiri.

    Ai tha se Lugina e Preshevës mbeti territor i pa çliruar dhe forcat serbe kanë vazhduar bë këto hapësira të kryejnë të njëjtat krime që kishin kryer në Kosovë.

    Në këtë akademi, u janë ndarë mirënjohje veprimtarëve Jonuz Musliut, Ali Aliut, Ibrahim Fejzullahut, Njazi Kadriut, Xhavit Nuhiut, Xhevat Ajvazit dhe Sadik Jasharit për kontributin që kanë dhënë në Lëvizjen për Çlirim Kombëtar.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.