×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky: Pas referendumit nuk do të ketë negociata me Putin

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se pas referendumit në zonat e Ukrainës lindore, negociatat me presidentin rus Vladimir Putin nuk do të jenë më të mundshme.

    “Referendumi mund të çojë në situata shumë tragjike. Njerëzit që nuk paraqiten në referendum mund të mbeten pa energji elektrike, sepse rusët mund t’ua ndërpresin energjinë elektrike dhe t’ua bëjnë të pamundur një jetë normale. I detyrojnë njerëzit të votojnë, i hedhin në biruca. Ata po i detyrojnë ata të marrin pjesë në një pseudo-referendum”, tha Zelenski për rrjetin amerikan CBS.

    Zelensky shton se një numër shumë i vogël njerëzish nga zonat në lindje të Ukrainës mbështesin referendumet.

    “Megjithatë, unë shoh kërcënime të reja kur të mbarojnë referendumet. Fletët tashmë janë përgatitur. Qeveria ruse mund të deklarojë zyrtarisht se referendumi ka përfunduar dhe të shpallë rezultatet. Por, pas kësaj do të bëhet e pamundur vazhdimi i negociatave diplomatike me presidentin e Federatës Ruse dhe ai e di shumë mirë. Referendumi është një sinjal shumë i rrezikshëm nga Putin që na thotë se Putin nuk do ta përfundojë luftën”, shtoi Zelensky.

    Forcat pro-ruse po organizojnë referendume për bashkimin me Rusinë në republikat e vetëshpallura Donetsk dhe Luhansk, si dhe në rajonet Zaporozhzhia dhe Kherson, në periudhën nga 23 deri më 27 shtator.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.