×
  • Lajme
  • Lajme

    Price: Bisedimet aktuale në Bruksel të hapin rrugën e zgjidhjes finale

    FrontOnline
    19 Gusht 2022

    Një porosi nga Shtëpia e Bardhë është dërguar të enjten në Bruksel.

    Në kohën kur po zhvilloheshin bisedimet mes krerëve të Kosovës  e Serbisë , burimet diplomatike tregojnë se ambasadori amerikan pranë BE-së, Mark Gitenstein u përcolli ndërmjetësuesve evropian një mesazh nga Uashingtoni.

    Në departamentin e shtetit nuk folën enkas për këtë rast por treguan se jo vetëm ambasadori në fjalë por edhe krye-diplomati amerikan janë angazhuar për gjetjen e pajtimit Kosovë-Serbi.

    “Ju siguroj që ky proces ka vëmendje të nivelit të lartë , ambasadori jonë në BE, Gitenstein është një nga zyrtarët që janë duke parë nga afër. Por ka edhe zyrtarë tjerë të lartë këtu në Uashington që po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje që sekretari Anthony Blinken personalisht i ka kushtuar vëmendje e kohë mjaft shumë. Ky është një prioritet për përfaqësuesit tanë në terren dhe këtu në shtëpi”, tha Ned Price, zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Price, po ashtu sqaroi se vazhdimi i dialogut me qëllimet e tij duhet të vazhdoj e të marrë hov tjetër drejt finales.

    “Besojmë që të dy palët duhet të i shfrytëzojnë këto bisedime në mënyrë efektive për të përparuar në normalizimin marrëdhënieve mes tyre të përqendruara në premisën e njohjes së ndërsjellë. Ne do të donim që të shohim përparim në zbatimin e ujdive të arritura në dialog”.

    Për tre ditë në Bruksel, po qëndron emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka zhvilluar takime të shumta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin si dhe me partnerët evropian.

    Nga DASH, thanë se Escobar qe “vëzhgues e jo pjesëmarrës i bisedimeve”që u bënë të enjten  për të gjetur zgjidhje për reciprocitetin me dokumente e targat e automjeteve mes dy shteteve.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...
    Lajme19 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh,...
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.