×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani të enjten e luan ndeshjen e kthimit ndaj Klaksvikut, merret vendimi për ndeshjen e fundjavës ndaj Malishevës

    FrontOnline
    08 Gusht 2022

    Ballkani është skuadra e vetme nga Superliga e Kosovës që ka mbetur në garat evropiane, raporton FrontOnline.

    Djelmoshat e Ilir Dajës momentalisht po garojnë në rundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.

    Ndeshjen e parë të këtij rundi, Ballkani e zhvilloi ndaj Klaksvikut në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten e kaluar kur fitoi 3:2.

    Kurse, ndeshja e kthimit luhet këtë të enjte në Ishujt Faroe.

    Përderisa edicioni 2022/23 në Superligën e Kosovës nis këtë fundjavë, Ballkani nuk do të mund ta luajë ndeshjen e parë.

    May be an image of 5 people, people standing, people playing sports and outdoors

    FrontOnline merr vesh nga burime të sigurta se ndeshja e parë e Ballkanit ndaj Malishevës është shtyrë për një datë të pacaktuar.

    Kjo për shkak të pjesëmarrjes së Ballkanit në garat evropiane.

    Ndryshe, kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të dielën me fillim nga ora 17:00.

    Vlen të ceket se në rast të kualifikimit të Ballkanit në “play-off” të Ligës së Konferencës, suharekasit do të ndesheshin me humbësin e ndeshjes Shkupi – Shamrock Rovers./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Superligën A të volejbollit duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.