×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bylykbashi: 7 Korriku, moment bashkimi për rrëzimin e Ramës

    FrontOnline
    03 Korrik 2022

    Kur na ndajnë pak ditë nga protesta e 7 Korrikut e thirrur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Fronti i Shpëtimit Kombëtar, deputetët dhe përfaqësuesit e kësaj force politike kanë zbritur në terren për të vijuar takimet me qytetarët.

    Nënkryetari i demokratëve, Oerd Bylykbashi, thotë se 7 Korriku duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për këdo nga kolegët e tij të cilët nuk pajtohen me gjendjen që po kalon vendi.

    “Të gjithë ne e kemi për detyrë që të bashkohemi në këtë sfidë të madhe për të rrëzuar Edi Ramën. Kështu që unë mendoj që është një moment shumë i mirë që të gjithë të kuptojnë që bashkohemi me qytetarët, bashkohemi së bashku, objektivin e kemi të përbashkët për të bërë një opozitë të fortë dhe të vërtetë dhe 7 Korriku është një moment për gjithkënd që të tregojë se ne jemi me zgjedhësit, nuk jemi me interesat”.

    Rritja e çmimeve për Bylykbashin është arsye e mjaftueshme për të protestuar të enjten në shesh me qytetarët.

    “Qytetarët sot po vuajnë në të gjitha aspektet, qeveria po i vjedh, po i grabit ditën për diell me mekanizma si këto bordet e transparencës që janë vendosur për të grabitur shqiptarët, ndërkohë që qeveria rezulton me fitim, merr para nga taksat për shkak të çmimeve të rritura nga qytetarë që varfërohen përditë e më shumë, po vendos sisteme taksimi edhe mbi shtresën e mesme, mbi biznesin, pra po i varfëron të gjitha shtresat”.

    E teksa pjesa dërrmuese e deputetëve të grupit parlamentar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e së enjtes, demokratët kanë zyrtarizuar edhe spotin e protestës së 7 Korrikut. Me mesazhet ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës./Tv Klan/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...
    Lajme03 Maj 2024
    Krerët e shtetit në Kosovë po vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian gati një...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.