×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon kongresisten Slotkin, merr mbështetje për anëtarësim të Kosovës në NATO

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresisten Elissa Slotkin në Uashington D.C. me të cilën ka diskutuar për marrëdhënien e veçantë mes të dyja vendeve, zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

    Kurti e njoftoi kongresisten Slotkin për vendimet, politikat dhe rezultatet kryesore të qeverisjes së deritanishme, me theks te rritja ekonomike dyshifrore, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i indikatorëve të demokracisë sipas vlerësimeve të raporteve të organizatave ndërkombëtare. Ai shtoi se duke iu bashkëngjitur botës demokratike në dënimin e agresionit rus dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe duke strehuar qytetarët afganë në Kosovë, Kosova ka treguar lidership dhe ka dëshmuar se është partnere e besueshme e aleatëve të saj.

    Në anën tjetër, kongresistja Slotkin i uroi mirëseardhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se asnjë shtet nuk mund të qëndrojë neutral në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se edhe një herë jemi në një epokë që çdo shtet duhet të zgjedhë anë. Më tej, ajo e falënderoi Kurtin dhe Republikën e Kosovës për ndihmën që i kanë ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në strehimin e qytetarëve afganë.

    “Faleminderit për ndihmën tuaj atëherë kur kishim nevojë shumë për ju”, tha kongresistja Slotkin. Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e saj të plotë për Kosovën dhe aspiratat e saj për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti në NATO.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve. Nga 600...
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë. Ukraina...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich ka konfirmuar se futbollisti i tyre Raphael Guerreiro do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve...
    Sport05 Maj 2024
    Borussia Dortmund dëshiron të mbajë Jadon Sancho në klub me sulmuesin që impresionon gjatë periudhës së tij të huazimit. Reprezentuesi anglez Sancho...
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.