×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet se kush është gruaja që po ia kërkon burrit 10 mijë euro për t’i kthyer fëmijët në shtëpi

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Mbrëmë u raportua për një rast të turpshëm që u denoncua në Policinë e Kosovës nga një burrë që po ballafaqohet me gruan e tij, e cila po e kërcënon seriozisht dhe po tenton ta detyrojë të paguajë mijëra euro për t’ia kthyer fëmijët e tyre në shtëpi. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur burrin, i cili  në pamundësi për të parandaluar, vendosi që ta denoncojë bashkëshorten në Polici.

    Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja që i ka dhënë ultimatum burrit për t’ia kthyer fëmijët me të cilët u largua nga shtëpia është Donika Dauti, 27-vjeçare.

    Në dëshminë e burrit të saj, të dhënë në Polici thuhet se ajo ka disa muaj që ka ikur nga shtëpia e tyre në Siboc të Obiliqit, bashkë me fëmijët, të cilët nuk po ia lejon t’i shoh, pa i dhënë një shumë të majme parash.

    Sikur një skenar filmi, ajo është bërë ‘e gjallë’ para dy ditësh, duke ia paraqitur bashkëshortit një ‘ofertë’, përmes së cilës i ka dhënë ultimatum.

    Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë në deklaratën e burrit, të dhënë mes lotësh në stacion policor, thuhet se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia para katër muajsh dhe me vete ka marrë fëmijët njërin 3-vjeç e tjetrin 6-muajsh dhe që nga ajo kohë ai nuk i ka parë e as dëgjuar për fatin e tyre, deri dje kur gruaja e tij e kontaktoi.

    Burimet thonë se burri ka përshkruar në detaje bisedën e zhvilluar me të, gjatë ditësh së djeshme, kur mbeti i shokuar dhe i frikësuar kur gruaja ia kërkoi shumën e parave prej 10 mijë euro për t’i kthyer vajzat në shtëpi dhe në rast se i njëjti nuk e ‘paguan’, atëherë s’do t’i shoh më me sy të bijat e tij.

    Për shkak të frikës se gruaja mund të bëjë ndonjë veprim të ulët dhe për të parandaluar një të keqe më të madhe që mund t’i ndodhë, burri ka deklaruar se është i gatshëm që ta ndihmojë Policinë në çdo formë, që të merren të gjitha veprimet e nevojshme që t’i kthejë fëmijët e tij në shtëpi dhe jo të pësojnë ata për shkak të problemeve me bashkëshorten e tij.

    Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim dhe ka nisur hetimet për të siguruar prezencën e të dyshuarës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar e njëjta do të hetohet për veprën penale “detyrimi”.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.