×
  • Lajme
  • Lajme

    Sadiku: Vizita e Escobarit rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Vizita e Ndihmës Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar, nuk mund të konsiderohet si presion por edhe mbështetje e SHBA-së për Kosovën, thotë njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Arbnor Sadiku.

    Ai thotë se ardhja fillimisht e senatorëve e më pastaj e zyrtarëve amerikanë, mund të shihet më tepër si rezultat i zgjedhjeve të fundit në Serbi.

    “Realisht ardhja e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara Amerikës në Kosovë dhe në Ballkan ditëve në vijim është më tepër se rezultat i zgjedhjeve që realisht kanë ndodhur në Serbi ditëve të fundit. Natyrisht që legjitimiteti i konfirmuar i presidentit Vuçiq nënkupton që Kosova duhet të vazhdoj dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh në anën tjetër që kemi një president i cili është aktual dhe në anën tjetër kemi skadimin e marrëveshjes për targa midis Kosovës dhe Serbisë dhe këto do të jenë si me thënë temat kyçe relevante për të nisur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë”, thotë Sadiku për EO.

    Sadiku thotë se presion nga ndërkombëtarët më vonë do t’i bëhet edhe Serbisë, por që thotë se kjo po vërehet vetëm mbi Kosovën, pasi sipas tij, SHBA-ja e ka një afërsi me shumë me Kosovën sesa me Serbinë.

    “Edhe Serbisë do t’i bëhet presion por ne e vërejmë vetëm presionin që vjen tek ne sepse siç dihet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një afërsi ose janë në një aleancë më të madh me Kosovën se sa me Serbinë. Natyrisht vetë shteti i Kosovës është krijesë e ShBA-ve dhe është krejt e natyrshme që presioni të jetë më i madh për Kosovën se sa për Serbinë. Dihet që Serbia ka preferenca tjera, më shumë është e ndërlidhur me Rusinë dhe Kinën kurse Evropën e sheh si alternativë të tretë dhe të katërt. Prandaj vetë ardhja prezenca e ndërkombëtarëve, kryesisht e diplomatëve amerikanë dhe përfaqësueseve special për Ballkanin në Kosovë, nënkupton që Kosova nuk ka vetëm presion po ka edhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ketë frikë nga dialogu”, u shpreh Sadiku.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Bunkeri në lagjen Ulpianë të Prishtinës po merr një pamje të re. I njëjti po rinovohet për t’u kthyer në një Qendër...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zotëri i parë, Prindon Sadriu, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga gjenocidi në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të tyre pa leje...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të...
    Vip11 Korrik 2025
    Melinda Ademi po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion veror luksoz, dhe sigurisht, nuk mungojnë as postimet që bëjnë...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një grua nga Ukraina ka humbur jetën, ndërsa vajza...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Srebrenicë për...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës,...
    Sport11 Korrik 2025
    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të jetë lëvizja e radhës e bujshme drejt Arabisë Saudite. Sipas “Foot Mercato”, reprezentuesi shqiptar i Zvicrës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.