×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritja e çmimeve në prag të Bajramit, qytetarët: Institucionet përgjegjëse në “gjumë”

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Ndonëse jemi afër festës së Fiter Bajramit, qytetarët nuk kanë vërejtur lirime të artikujve bazë ushqimor. Ata ankohen se krahas ngritjes së çmimeve nuk po ka as reflektim nga ana e inspektoriatit.

    Disa të intervistuar thonë se shtrenjtimi i produkteve në Kosovë është i zakonshëm sidomos në prag të festave, e disa të tjerë e konsiderojnë si normale për shkak të krizave globale.

    Ali Krasniqi tha se çdo vit në prag të festës së Bajramit ka hetuar ngritje të çmimeve të produkteve.

    Sipas tij institucionet përkatëse për mbrojtjen e konsumatorit janë në gjumë.

    “Unë kam hetu vazhdimisht sikur çdo vjet, edhe sivjet edhe vitet e ardhshme, kush ka ymër e shëndet me i prit se di të ketë ngritje të çmimeve të vazhdueshme sidomos në prag të festave tona fetare islame. Atë e bëjnë vëllezërit tanë mysliman, në vend se me i zvogëlua duke e ditë gjendjen ekonomike, shtrenjtimin ata e bëjnë të kundërtën, na i ngritin e i rritin. Mirëpo ne jemi mësuar me ta e dimë, nuk kemi çka me bë. Qeveria nuk merr kurrfarë masa. Inspektorati asgjë, ajo shoqata që e bënë verifikimin e kontrollimin e çmimeve për konsumatorë ata janë në gjumë, e dikund zgjohen pas festës se me dashtë me punu ish bë diçka. Nuk ka kontroll kurrkund”, tha ai.

    Edhe Ramadan Prebreza tha se për festën e Bajramit ka vërejtur vetëm shtrenjtim.

    “Po kjo te na nuk ka ndodh kurrë të lirohen çmimet për kurrfarë feste, një ashtu edhe për Bajaram kam vërejt vetëm shtrenjtim”, tha shkurt ai.

    E Nuri Nushi thotë se në Kosovë vërehet ngritja e çmimeve për shkak se niveli i të ardhurave është më i ulët. Ai e konsideron si normale ngritjen e disa artikujve bazë.

    “Me të tregu të drejtën unë kam ardhë pardje se nuk kam qenë këtu që 6 muaj, te vajzat kam qenë jashtë. Sipas asaj qysh jam dëgjuar me disa shokë, e bëjnë kiamet punën. Kjo krizë globale e ka fshi botën e le Kosovën. E di që është keq se këtu niveli i të ardhurave është shumë i ulët prandaj është më e ndjeshme se sa në viset tjera, kështu që krejt normal”, tha ai.

    Ngritja e çmimeve nuk është fort problem edhe për Izjah Avdyli. Ai e konsideron si problem të vogël këtë çështje.

    “Hala s’kam marr asgjë harç për Bajram, kështu që unë jetoj vetë i dyti, tjerët janë jashtë. Kështu që shumë pak shpenzojmë ne po nuk kam vrenjt asgjë arsyeja se nuk kam marrë njëherë për njëherë. Buka është qashtu 50-60, disa cikërrime qaq edhe nuk i vërej qaq. Nuk jam cikërrimtar ke sa ke”, tha ai.

    E një qytetare tjetër për EO tha se ka vërejtur zbritje vetëm te disa ëmbëlsira e keksë, ndërsa te vaji e te produktet e tjera jo.

    “Po varet, në disa minimarkete ka edhe ngritje edhe zbritje, varet te këta artikujt të cilët janë kryesorët. Ka edhe zbritje në përjashtim të vajit, se tjerat po ëmbëlsirat, keksët po kurse të tjerat jo. Është një gjë e zakontë në Kosovë”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Sonte, në zemër të Junikut, pritet të zhvillohet një nga ngjarjet më të veçanta të verës: Koncerti Festiv për Bashkatdhetarët, një mbrëmje...
    Lajme30 Korrik 2025
    Dy persona janë përfshirë në një grabitje në Prizren, ku një grua ka bërë të ditur se ata i janë afruar derisa...
    Lajme30 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e...
    Të tjera
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve...
    Lajme30 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani tha se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do...
    Lajme30 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së...
    Lajme30 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj një personi, M.A, për veprat penale ‘‘Sulm ndaj personit...
    Lajme30 Korrik 2025
    Një depo është kapluar nga një zjarr i madh në hyrje të Prishtinës në afërsi të “Rrethit te Ismeti”. Rreth kësaj ngjarje...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjatë ditës së sotme, në Brekoc të Gjakovës janë gjetur mbetje mortore që potencialisht I përkasin listës së personave të zhdukur. Kjo...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.