×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Edhe 29 ndërtesa publike bëhen me masa të efiçiencës së energjisë, investohen 4.2 milionë euro

    FrontOnline
    07 Shkurt 2022

    Është inauguruar sot përfundimi i pakos së  pestë të Projektit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme, nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore. Salla e Sportit 1 Tetori në Prishtinë është përzgjedhur për të shënuar përfundimin e zbatimit të masave të EE në 29 objekte publike sa ka përfshirë kjo pako.

    Ministrja Rizvanolli tha se: “Efiçenca e energjisë paraqet prioritet për Ministrinë e Ekonomisë (ME) që do të reflektohet edhe në Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe ME është përkushtuar po ashtu që të vazhdojë të përkrahë projektet e tilla që konsiderojmë që kanë efekte pozitive të shumëfishta e multiplikative, duke i kontribuar vendit përmes gjenerimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik dhe krijimin e ambientit më të pastër”.

    Në kuadër të këtij projekti, deri më tani janë zbatuar masat e EE-së në 87 ndërtesa publike, ndërsa gjatë vitit 2021 është finalizuar kontrata në vlerë prej 4.2 mil€ me ç’rast janë renovuar 29 ndërtesa publike/qeveritare.

    Më pas, në Prill të këtij viti do fillojë edhe renovimi i 15 ndërtesave të tjera e cila kontratë kap shifrën prej 2.4 milion euro.

    Drejtori i Bankës Botërore (BB), Massimiliano Paolucci tha se; “Ne jemi këtu për të punuar me ju, me vendin në tërësi, për të avancuar agjendën e efiçiencës së energjisë. Kjo nuk është vetëm një çështje e infrastrukturës, është një çështje e sigurisë energjetike, është një çështje e menaxhimit të duhur të burimeve të qeverisë, është një çështje e mirëqenies së njerëzve. Pra, ne e vlerësojmë mundësinë që kemi pasur për të punuar me autoritetet në këtë projekt të veçantë dhe presim të vazhdojmë me zbatimin e projektit dhe të mendojmë se si ta rrisim këtë qasje jo vetëm ndaj ndërtesave publike, por edhe ndaj banesave private.”

    Investimet e tilla bëhen edhe më të rëndësishme në një kohë kur po përballemi me një krizë energjetike në të cilën secili kW i kursyer vlen shumë për të kursyer buxhetin e konsumatorit dhe të shtetit.

    Drejtori i Qendrës së Studentëve (QS), Fatmir Sfishta falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë  dhe Bankës Botërore për realizimin e këtij projekti, për këtë investim shumë të rëndësishëm për të gjithë studentët e në veçanti sportistët.

    “Para dy viteve do të ishte e pamundur që të mbahet një tubim i tillë në këtë sallë të sporteve për shkak të temperaturave të ulëta që ishin në këtë periudhë kohore.  Mirëpo me investimet që janë bërë si në këtë sallë ashtu dhe në konvikte dhe Mensën e Studentëve, janë krijuar kushte shumë më komode dhe të favorshme për akomodim dhe aktivitete të tjera të studentëve”, tha Drejtori i QS.

    Ai shtoi se, përveç si rezultat i këtij investimi që Qendra e Studentëve kursen shumë energji elektrike dhe energji ngrohëse, ky kursim më së miri vërehet në faturat mujore që paguajmë, tha ai.

    E para e ME-së, falënderoj Bankën Botërore për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti si dhe Njësinë e Implementimit të projektit që ka bërë një punë të shkëlqyer për të arritur objektivat e projektit dhe gjitha palët tjera  të cilët kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...
    Lajme19 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh,...
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.