×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Burg për 17 vjeçarin që vrau vëllanë e vrasësit të babait

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 17-vjeçarin që ekzekutoi me pistoletë Ndue Lekgjonaj në Manati të Lezhës më 24 janar, duke u hakmarrë për babanë e vrarë.

    Seanca u drejtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, prokuror Sabri Kastrati, ndërsa avokati mbrojtës ishte Andi Duraj. Pasi morën vesh lajmin, dhjetëra familjarë që prisnin jashtë për një përgjigje pozitive shpërthyen në lot.

    Sipas avokatit, vendimi është i drejtë nga gjykata pasi vepra të rënda rëndojnë mbi të pavarësisht moshës së mitur. Tashmë ai do të transferohet në institutin e veçantë në Kavajë.

    I mituri e goditi disa herë viktimën me një pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas aktit 17 vjeçari është vetë dorëzuar në komisariat së bashku me armën me të cilën kreu edhe krimin. Menjëherë policia ka kryer dhe kontroll banese në shtëpinë e autorit, ku u gjet dhe një tjetër armë, tip pushke artizanale.

    Pikënisja e konflikteve mes dy familjeve është viti 2009 për shkaqe pronësie ku vëllai i Lekës, Ndue Lekgjonaj ka vrarë babanë e autorit të ngjarjes.

    Gjon Pervathi mbeti viktimë e një atentati me kallashnikov 13 vite më parë. Ai ishte duke lëvizur ne rrugën e vjetër që të dërgon ne Milot së bashku me djalin e tij Danielin dhe kushëririn Gjergjin, ku dhe këta te fundit kanë mbetur të plagosur.

    Pak ditë pas krimit, Ndue Lekgjonaj u dorëzua në polici, ku pranoi dhe autorësinë e krimit. Konfliktet mes dy familjeve vazhduan, ku historia u përsërit sërish.

    Burime te afërta pranë familjes bëjnë me dije se për familjen e Lekgjonajt ishte falur gjaku dhe nuk kishin frikë për ndonjë hakmarrje te mundshme, raporton TCh.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një shtetasi të Shqipërisë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dal nga shtëpia dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas policisë, pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar...
    Kronika07 Maj 2024
    Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Siç...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.