×
  • Front TV
  • Front TV

    Ish-komandanti i FSK-së: Buxheti prej 100 milionë euro për Ushtrinë, i pamjaftueshëm

    FrontOnline
    02 Nëntor 2021

    2 miliardë e 746 milionë euro do të jetë buxheti për vitin 2022.

    E, nga këto vetëm 100 milionë euro Qeveria vendosi t’i ndajë për Ushtrinë e Kosovës.

    Ani, pse buxheti për këtë forcë për vitin 2022 është rritur për 40%, prapë po del të jetë i pamjaftueshëm.

    Kështu thotë në një intervistë për FrontOnline, ish komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

    “Absolutisht, nuk është i mjaftueshëm, unë thash edhe më herët për fillim është një nismë e mirë, por jo i mjaftueshëm për të blerë të gjitha ato armatime dhe pajisje që i duhen Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai.

    Por, pavarësisht kësaj gjeneral Kastrati thotë se kjo është një nismë e mirë, por jo e mjaftueshme për ta bërë ushtrinë ashtu siç parashihet me ligj.

    Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjnë kontrata me shtetet e fuqishme për blerjen e pajisjeve dhe armatimeve të rënda që i takojnë Ushtrisë së Kosovës dhe se kjo Kastrati thotë se mund të bëhet në formë kredie dhe jo me planifikime buxhetore.

    Kastrati, ka përmendur edhe nevojat që ka Ushtria e Kosovës.

    “Ushtria ka nevojë për gjithçka. Ka nevojë për infrastrukturë, ka nevojë për pajisje individuale, pajisje kolektive, ka nevojë më së tepërmi për planifikimin e blerjes së armatimit të rëndë se me plan të kësaj force ushtarake kjo mund të pajiset me topa deri në 155 mm, minahedhës të të gjitha kalibrave, mbrojtje kundër ajrore, armë kundër mjeteve të blinduara, njësitet e aviacionit apo helikopterë që janë shumë të nevojshëm, jo vetëm për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për institucionet tjera, për Policinë e Kosovë për ministri të ndryshme”, ka deklaruar ish-komandanti i FSK-së.

    Ndër, të tjera ai ka treguar se aktualisht në Kosovë nuk janë as rreth 3500 ushtarë, ndërsa duhet të jenë rreth pesë mijë dhe tre mijë rezervë.

    Gjeneral Kadri Kastrati: Po ecim ngadalë në tranziconin e FSK-së

    Forca e Sigurisë së Kosovës nga vitit 2018 po synon që pas një faze tranzicioni prej 7-10 vjetësh, të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

    Por, nga ky vit e deri më tani ecja në këtë drejtim ka qenë e ngadalshme, dhe jo me dinamikën e paraparë.

    Kështu ka deklaruar gjeneral, Kadri Kastrati në një intervistë për FrontOnline.

    Për tri vite sa ka kaluar prej vitit 2018 kur ligjet janë aprovuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës e deri më tani tri vite nuk kemi ec me dinamikën sa është dashtë me ec. Arsyeja mendoj që ka qenë buxheti jo i mjaftueshëm dhe për këtë arsye unë them është një nismë e mirë që 2022-ta të ketë diku 40% më tepër buxhet”, ka thënë ai.

    Ai ka pasur edhe një rekomandim për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Kosovës që ta përshpejtojnë këtë dinamikë.

    E, këtë e thotë për një arsye.

    “Po ta kishim një ushtri moderne, të fuqishme, funksionale as Serbia nuk do të shëtiste me tanke e automjete të blinduara, helikopterë që shkelin hapësirën ajrore, aeroplanë, apo aeroplanë pa pilot siç po i përdorin dhe do ta respektonte edhe Kosovën, se sa më i fuqishëm që je ti, respekti do të jetë edhe më i madh edhe nga ana e Serbisë, edhe nga e fqinjave tjerë sepse ne si Kosovë, si ushtri e fuqishme aq sa është planifikuar ne do të kontribuonim jo vetëm për sigurinë e vendit tonë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe për rajonin por edhe në aspektin global”, ka shtuar Kastrati.

    Sipas tij, ky tranzicion mund të ndodh vetëm me vullnet politik.

    “Tranzicioni ka fillu, është  e vërtetë që ka fillu, mirëpo është duke shkuar shumë ngadalë. Unë mendoj se do të duhej shumë më shpejtë të ec ky tranzicion deri në arritjen e kapaciteteve të plota, por tranzicioni mund të ec me vullnet politik, me vullnet politik të Qeverisë duke ndarë mjete të mjaftueshme buxhetore për ushtarë dhe për të gjitha nevojat që i ka Ushtria e Kosovës”, është shprehur ai për FrontOnline.

    Kadri Kastrati: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, deklaratë politike

    Gjenerali, Kadri Kastrati në një intervistë për FrontOnline ka thënë se deri sa pesë shtetet anëtarë të NATO-së nuk e njohin Kosovën, deklaratat për anëtarësim në këtë organizatë janë vetëm politike.

    “Ky është synim i joni strategjik i Republikës së Kosovës, mirëpo këto janë tash për tash deklarata politike sepse e dimë fare mirë që pesë shtete të NATO-s që janë anëtare të NATO-s, nuk na kanë njohur dhe pa na njohur edhe këto pesë shtete pa e pranuar Republikën e Kosovës si shtet ne as nuk mund ta ndërrojmë e as të fillojmë me këto iniciativa për me anëtarësua Kosovën në NATO”, ka thënë ai.

    Ish-komandanti i FSK-së: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ëndërr e parealizuar tash për tash

    Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak tani për tani është një ëndërr e parealizuar.

    Kjo, pasi që siç thotë ai Kosova nuk po mund të ndajë buxhet për me ngrit një forcë profesionale siç është planifikuar, e mos të thuhet për një shërbim të detyrueshëm ushtarak.

    “Kjo është një ëndërr e parealizuar tash për tash, mirëpo unë e kam thënë edhe më përpara në intervistat e mia, ka mënyra se si të rinjtë dhe të rejat t’i stërvitim, përmes ligjëratave në Universitetin e Kosovës dhe universitet private, t’iu ofrojmë një kulturë ushtarake……por shërbim të detyrueshëm që ai te fle në kazermë tash për tash është total e pamundur”, është shprehur Kastrati, për FrontOnline.

    Buxheti i parashikuar për vitin 2022 kap vlerën prej 2 miliardë e 746 milionë euro, apo 8.7% rritje krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.

    Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 364 milionë euro, gjë që paraqet rritje prej 15% në krahasim me vitin paraprak./FrontOnline/

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Front TV02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Front TV02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Front TV01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar kryeministrin,...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.