×
  • Lajme
  • Lajme

    Hotelierët e gastronomët me pakënaqësi ndaj masave, kritika ndaj partive: Shkelën çdo rregull të pandemisë

    FrontOnline
    24 Tetor 2021

    Sektori i gastronomisë ka shprehur pakënaqësi ndaj masave të reja, ku këtij sektori do t’i lejohet të punojë deri në ora 23:00, por muzika duhet të ndalohet pas orës 21:30.
    Ata sot (të dielën) në ora 21:30 do të protestojnë para objektit të Qeverisë.Fatlum Rafuna, menaxher i një prej lokaleve të Prishtinës, ka thënë se do jenë prezent në protestën e organizuar nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, duke shtuar se masat e Qeverisë nuk kanë qenë efektive.

    Mirëpo masat e reja që i kanë bërë tash i ka bërë edhe qeveria e kaluar dhe doli që nuk kanë qenë efektive dhe nuk kanë dalë të sakta. Pastaj këto masa janë prapë, p.sh muzika me u ndal në ora 21:30 që është cenim i privatësisë dhe ne dhe për këtë arsye kemi bë këtë protestë që në shenjë pakënaqësisë të krejt kësaj që po ndodh me dalë edhe me protestua”, deklaroi Rafuna.
    Ai tutje shton se protesta do jetë më shumë simbolike dhe paqësore dhe nuk do ketë bllokada, duke shpresuar që të ketë ndërrim të këtyre masave.“Do dalim sot patjetër, dhe protesta është më shumë simbolike sesa që do të bllokoj prapë diçka por që besoj se këta kanë me ndërhy dhe me i ndërrua këto masa të reja”, tha ai.
    Po ashtu edhe Hysen Sogojeva, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, po i sheh jo efektive masat, ndërsa ka kritika ndaj partive politike, siç thotë ai kanë shkelur çdo rregull të pandemisë.
    “Nuk ka më arsye kur e dimë që gjatë fushatës i kanë tejkaluar çdo normë dhe jo vetëm që nuk ju kanë përmbajtur, ku ne vet kemi bërë apel që masat të respektohen”.Ai shton se përkundër premtimeve të ministrit të Financave Hekuran Murati për ndihmë bizneseve, kjo gjë nuk po vërehet në terren pasi që bizneset nuk po fitojnë thjesht po rehabilitohen.
    “Në bazë të asaj që kemi parë në terren nuk ka diçka të definuar sidomos në Ligjin e rimëkëmbjes dhe në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin e Financave na ka premtuar që kjo do realizohet, por kjo nuk po vërehet. Kjo është vetëm rehabilitim i bizneseve dhe mos të flasim për fitim”, tha ai për EO.

    Gjithashtu, Shpat Hashani nga sektori i gastronomisë, tha se masat e ndërmarra deri tani kanë qenë të panevojshme dhe gjobat që kanë marrë kanë qenë të papërballueshme për ta.“Duke pasur parasysh që vendimet që i kanë marrë për këto masa kanë qenë të panevojshme e në disa raste sidomos klientët mos të qohen në këmbë, sepse ka persona që rrinë një kohë të gjatë ulur dhe kur kanë ardhur inspektimi atëherë kemi marrë edhe gjoba të mëdha. Përveç që nuk na kanë lehtësuar masat na kanë dhanë gjoba të mëdha deri në 2 mijë euro”, përfundoi ai.Po ashtu edhe Rafuna thotë se humbjet janë aq të mëdha sa edhe ndihmat që kanë marrë kanë qenë modeste më shumë sesa ndihmë.“Po dëmet kanë qenë të mëdha dhe ka pasur ndihma edhe nga komuna dhe shteti por që prapë kanë qenë ato ndihma modeste dhe as gjysmën nuk e kanë ndihmua për dëmet që kemi pasur”.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe...
    Sport30 Prill 2024
    Borussia Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, sipas trajnerit Edin Terzic. Përballja e parë e gjysmëfinales...
    Lajme30 Prill 2024
    Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.