×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: S’do të lidhi koalicion me asnjë parti, atë e kam me qytetarët

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci është i bindur që do të qeverisë me këtë komunë edhe për katër vite të tjera, pavarësisht që qytetarët e kësaj komune nuk ia dhanë besimin me herën e parë.

    Lladrovci në balotazh, do të pwrballet me kandidatin e Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi, shkruan FrontOnline.

    Lladrovci ka fituar besimin e 45.62% të qytetarëve derisa Ajazi ka fituar e 30.74%.

    Lidhur me koalicionet e mundshme para 14 nëntorit me subjektet tjera politike për FrontOnline, ka folur Ramiz Lladrovci.

    Ai ka thënë se nuk ka filluar bisedat me asnjë parti pasi koalicion bën vetëm me qytetarët e kësaj komune.

    “Jo, nuk kam filluar bisedat me krerët e subjekteve tjera politike, sepse, koalicion bëj vetëm me qytetarët e komunës së Drenasit, me qytetarët kampion të komunës më të mirë me qeverisje lokale, qytetarin e Drenasit që më ndihmoi të jem kampion i qeverisjes së mirë, që më ofroi bashkëpunim e përkrahje pa dallim”, ka thënë ai për FrontOnline.

    Lladrovci beson se vota e qytetarëve të Drenasit do të jetë pro kandidaturës së tij.

    “Besoj fort se vota do të jetë plebishitare, pro kandidaturës time, pro qeverisjes së mirë lokale, pro zbatimit të ligjit, pro barazisë para ligjit, pro transparencës dhe llogaridhënies. Të gjitha këto i kemi dëshmuar, andaj, pres nga qytetarët që së bashku edhe një mandat të vazhdojmë me suksese”, ka shtuar ai.

    Në Kosovë në zgjedhjet e 17 tetorit kanë shkuar në balotazh 21 komuna./FrontOnline/

     

     

     

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.