×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Merdare, tregon për gjendjen pas vendimit për targa

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, vizituan pikë kalimin kufitar Merdare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.

    Ata takuan zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë dhe panë nga afër zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, vendim ky që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës

    “Përveç tjerash kjo vizitë kishte të bëje edhe me njoftimin nga afër për gjendjen në pikë kalimin kufitar Merdare, përfshirë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, në këtë pikë kalim kufitar, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të reduktuar në maksimum pritjet, duke shtuar kapacitetet e burimeve njerëzore dhe duke vënë në funksion (6) korsi për qarkullim, prej tyre (4) korsi për automjete dhe (2) korsi për mjetet transportuese, përfshirë atë të transportit të udhëtarëve”, thuhet në komunikatën e PK-së.

    Ndërsa thuhet se nga ana kosovare nuk ka pritje, përveç realizimit të procedurave të kontrollit kufitar të cilat zgjasin afërsisht nga (3 – 5) minuta.

    “Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.